Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës. Kampionët në fuqi triumfuan 2-1 ndaj Anglisë, me një përmbysje epike në minutat e fundit.
Pas pjesës së parë me shumë tension dhe pa gola, e dyta ishte totalisht ndryshe. Anglia kaloi në avantazh me Gordon në minutën e 55-të, ndërsa kundërpërgjigjja e Argjentinës ishte e shpejtë.
Fillimisht Pickford ndali McAllister, para se mesfushori të ndalet nga shtylla pak minuta më vonë.
Në minutën e 85-të, Enzo Fernandez barazoi me supergol, ndërsa në shtesë, ishte Lautaro Martinez që përmbysi rezultatin dhe vendosi kualifikimin.
Në finalen e 19 korrikut, Argjentina do të përballet me Spanjën, ndërsa Anglia eliminohet me zhgënjim të madh.
Lini një Përgjigje