Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është njoftuar nga subjekti “Rossmann & Lala” për tërheqjen nga tregu të produktit “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, pas një njoftimi të kompanisë “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani. Tërheqja është bërë si masë parandaluese, për shkak të mundësisë së tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotoksinave.
Njoftimi i AKU-së
Referuar njoftimit të ardhur nga subjekti Rossman & Lala mbi tërheqjen nga tregu të produktit EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700) – Date skadence 18.01.2027, njoftim ky i bërë nga kompania Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani, si masë parandaluese e tejkalimit të nivelit të lejuar të mykotksinave,/toksina të mykut
Të dhënat e produktit
Emri I Produktit :EnerBiO Dinkel Waffeln Natur (EAN 4305615676876 / DAN 055700
Datë skadence : 18.1.2027
Nga ana e subjekti jemi njoftuar se është bërë tërheqja e menjëhershme e artikullit nga të gjitha pikat e shitjes pa dallim LOT Number dhe datë skadence.
Autoriteti Kombëtar I Ushqimit po merr masat për të kryer verifikimet përkatëse referuar njoftimit të kryer nga OBU, ku dhe i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje ta kthejnë pranë pikave të shitjes.
Lerini keto se cfare ka terhequr nga tregu kompania ne fjale, por cfare ben AKU qe drejtohet nga fecka Gjylameti e vendosur si drejtoreshe nga Palloshi i Lubit? Tregu eshte i mbushur me mallra te skaduaraa me date te ndryshuar dhe qe importohen produktet ushqimore ne prag te afatit te skadences, asnje bllokim dhe asnje pronar matrapaz nukeshte vene para ligjit si mashtrues dhe demtues i shendetit te qytetareve.