Liria e medias, Ambasadori i OSBE: Janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e situatës së gazetarëve. Nevojiten më shumë përpjekje për transparencën, pavarësinë editoriale

18 Maj 2026, 12:10Sociale TEMA
Liria e medias, Ambasadori i OSBE: Janë ndërmarrë hapa për

Ambasadori i OSBE, Michele Tarran në fjalën e mbajtur në konferencën për lirinë e medias, deklaroi gazetaria nuk është thjesht një profesion apo një industri, por një shërbim për publikun.

Tarran shtoi se rënia e besimit te institucionet, dezinformomi, manipulimi, rënia e pluralizmit mediatik, rritja e pasigurive te informacioni, gjuha e urrejtjes, sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm çështje kombëtare, por sfida me pasoja për të gjithë rajonin.

“Siguria sot nuk është vetëm çështje territoresh e infrastrukture, por çështje që ka të bëjë me integritetin e hapësirave informuese”, tha ai.

Duke u ndalur te liria e medias në Shqipëri, Ambasadori vlerësoi disa prej zhvillimeve pozitive që është bërë në këtë drejtim.

Ai tha se janë ndërmarrë hapa për përmirësimin e gazetarëve, përfshi këtu përpjekjet për rregullimin e kuadrit rregullator, adresimin e sfidave të hershme.

Ambasadori theksoi se pronësia e medias dhe transparenca kanë bërë përmirësim, teksa shtoi se komuniteti i medias në Shqipëri, është aktiv dhe luan rol të rëndësishëm në diskursin publik.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka ngritur një pikë fokale për sigurinë e gazetarëve që bashke me disa amendamente ligjore përfaqëson një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e profesionistëve të medias.

Përpjekjet tona i kushtojnë rëndësi punës me autoritetet për të ndjekur çdo rast e ngjarje që ka të bëjë me sigurinë e gazetarëve. Janë ndërmarrë disa hapa për të përmirësuar situatën e gazetarëve, përfshi këtu përpjekjet për rregullimin e kuadrit rregullator, adresimin e sfidave të hershme.

Pronësia e medias dhe transparenca për këtë janë përmirësuar. Komuniteti i medias në Shqipëri, është aktiv dhe luan rol të rëndësishëm në diskursin publik. Zërat e tyre të vazhdojnë të dëgjohen dhe të përfshihen në mënyrë kuptim plotë në diskutimet publike. Në 2025-ën, Autoritetet kombëtare kanë identifikuar si objektiv integrimin e medias dhe edukimin mediatik në edukimin zyrtar në programin e shkollave”, deklaroi ambasadori.

Ky i fundit u ndal më tej dhe te disa prej sfidave me të cilat përballet media në vendin tonë. Ai nënvizoi nevojën për më shumë përtpjekje për transparencën, pavarësinë editoriale dhe zbatimin konsistent të mbrojtjeve ligjore duke u siguruar që gazetarët të punojnë në kushtet më të larta etike.

“Sfidat për lirinë e medias vazhdojnë të ekzistojnë. Përfshihen shqetësimet për sigurinë e gazetarëve, presionet ekonomike që ndikojnë te qëndrueshmëria e mediave të pavarura, intimidimet online dhe fushatat e dezinformimit. Nevojiten më shumë përpjekje për transparencën, pavarësinë editoriale dhe zbatimin konsistent të mbrojtjeve ligjore duke u siguruar që gazetarët të punojnë në kushtet më të larta etike”, përfundoi ai.

1 Komente

  1. F
    Fshatari

    LIria e Medias. Mesatarisht thirren ne polici 30 vete ne dite ne Angli per postime ne median sociale. Por kaq edhe ne Rusi. Ku eshte liria e medias? Ndersa media Evropiane eshte bere me keq se Zeri I popullit ne Shqiperi apo Pravda ne ne Rusi apo Xinhua ne Kine. Diktatura kunder lirise se fjales e medias eshte vendosur ne Evrope.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje