Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, në një bashkëbisedim me familjet kujdestare dhe birësuese në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të familjes në mirërritjen e fëmijëve dhe nismat që qeveria shqiptare po ndërmerr për forcimin e mbrojtjes sociale dhe kujdesit alternativ, me fokus fëmijën dhe rritjen e tij në një mjedis familjar të sigurt e të dashur.
“Familja është themeli i shoqërisë. Fëmijët janë pasuria jonë dhe çdo fëmijë meriton të rritet në një familje. Në një familje që jep dashuri, siguri dhe mbrojtje. Dhe kur është e pamundur që familja biologjike ta japë këtë mbështetje, është detyra jonë si shoqëri dhe institucion që t’i ofrojmë një familje, prandaj edhe familjet kujdestare dhe birësuese kanë një rol të veçantë në këtë drejtim”, u shpreh ministrja Sala.
Me fokus familjen dhe rëndësinë e saj në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, ministrja Sala solli në vëmendje politikat për fuqizimin dhe mbështetjen e familjes biologjike, ndërgjegjësimin e shoqërisë për birësimin, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, mbështetjen sociale për fëmijët dhe familjet, si dhe promovimin e kujdestarisë alternative për fëmijët në risk dhe jashtë kujdesit prindëror.
Ministrja theksoi rëndësinë e Ligjit të ri “Për Kujdesin Alternativ në Familje”, i cili krijon një mekanizëm të ri mbështetës për familjet kujdestare, duke i fuqizuar ato si alternativa më e mirë për rritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror. Ky ligj do të mbështesë financiarisht rreth 150 familje kujdestare profesionale, të cilat do të mirëpresin dhe kujdesen për rreth 150 fëmijë në ambientet e tyre familjare.
“Ligji i ri për Kujdesin Alternativ na ka ndihmuar duke na dhënë të gjithë bazën për të forcuar vërtet familjen dhe për t’u ofruar këtyre fëmijëve një ambient familjar, me dashuri, përkushtim dhe siguri. Është shumë e rëndësishme për shoqërinë”, theksoi ministrja.
Në përfundim, ministrja Sala falënderoi të gjithë aktorët e përfshirë në mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve, veçanërisht familjet birësuese dhe kujdestare, partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si edhe stafet e institucioneve të përkujdesjes sociale për angazhimin dhe humanizmin e tyre.
Aktualisht, qeveria shqiptare po zbaton një sërë programesh në mbështetje të familjes dhe grupeve në nevojë. Përmes Skemës së Ndihmës Ekonomike mbështeten rreth 50 mijë familje, ndërsa Skema e Aftësisë së Kufizuar mbështet rreth 70 mijë fëmijë dhe të rritur. Rrjeti i Institucioneve të Përkujdesit Shoqëror Rezidenciale mbështet rreth 1,000 përfitues rezidencial në të gjithë Shqipërinë.
Përmes Fondit Social janë ngritur 98 shërbime sociale me rreth 46,500 përfitues në të gjithë vendin, si dhe33 Qendra Multifunksionale Komunitare në mbrojtje të familjes, fëmijëve e të rinjve. Ndërsa, Programi i Mbrojtjes Sociale mbështet rreth 9,200 nëna dhe familjet e tyre përmes subvencionimit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Me De-Institucionalizimin po transformohen institucionet në Qendra të dedikuara për mbështetjen e familjeve dhe fëmijëve më në risk, më shërbime emergjence, alternative, e ditore, komunitare. Janëtransformuar 2 Shtëpi Fëmijë ne Korçë e Vlorë dhe do të vijojë puna dhe në 7 të tjera.
FIBROZA CISTKE eshte nje semundje vdekjeprurese dhe mund te jete semundja e pare ose e dyte gjenetike ne vendin TONE ,MUAJI MAJ ESHTE MUAJI PER NDERGJEGJESIMIN e te gjitheve PER KETE SEMUNDJE Barnat "Gold STANDARD OF THERAPY" te FIBROZES CISTIKE JANE PJESE E BARNAVE ESENCIALE PER NJERIUN TE SUGJERUARA NGA EKSPERTET E ORGANIZATES BOTERORE TE SHENDETSISE, AKTUALISHT keto terapi jane te pranishme ne keto shtete : Andorra, Australia, Austria, Bahrain, Belgium, Bosnia and Herzegovina, Brazil, Bulgaria, Canada, Chile, Colombia, Croatia, Cyprus, Czech Republic, Denmark, England and British overseas territories, Estonia, Faroe Islands, Finland, France and French overseas territories, Germany, Greece, Greenland, Hungary, Iceland, Ireland, Israel, Italy, Latvia, Liechtenstein, Lithuania, Luxembourg, Malta, Mexico, Monaco, Montenegro, Netherlands, New Zealand, North Macedonia, Northern Ireland, Norway, Oman, Peru, Poland, Portugal, Qatar, Romania, Russia, Saudi Arabia, San Marino, Scotland, Serbia, Slovakia, Slovenia, South Africa, Spain, Sweden, Switzerland, Turkey, United Arab Emirates, United States, Uruguay, Vatican City, Wales NE EUROPE VETEM SHQIPERIA ,KOSOVA dhe MOLDAVIA aktualisht nuk kane TRAJTIM GOLD STANDARD, kemi leke per TURNEUN E PADELIT por praktikisht femijet tane te prekur nga kjo diagnoze jane ne meshiren e fatit dhe vdekja mund ti gllaberoje ne cdo cast .KETE DUHET ME PA KJO MINISTRJA se KJO ESHTE URGJENCE
Po si do ja shpjegoni femijeve qe ka me shume se dy gjini o plehra qe per pushtet nuk ju dhimbsen as ata.
Kujdesi per familjen nuk behet me llafe por me vepra konkrete.A e di ministrija se sa familje prishen cdo dite dhe pasojat per femijet? A e di kjo qe ne ndihme te familjes nuk funksionojne gjera baze?A eshte puna e shkolles nje ndihmese per femijet e familjen?Znj.Menistre fjalet e bukura nuk bejne pune.Duhen masa konkrete ne gjithe drejtimet ,sidomos ne uljen e varferise qe per shume familje eshte jetike.
Ne diten e familjes ministrja thote "....nismat që qeveria shqiptare po ndërmerr për forcimin e mbrojtjes sociale dhe kujdesit alternativ, ...." domethene shteti jo familja. Keta edhe ditet me vlere te shoqerise i kane ktheyr ne diktaturen e shtetit ( Si n'Evrope mer yahoo)