Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen

18 Maj 2026, 21:30Sociale TEMA
Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ka reaguar pas videos të publikuar në rrjete sociale teksa një infermiere te Psikiatria, ofendon rëndë dhe keqtrajton pacientët.

Video është publikuar nga “JOQ” ku dëgjohet infermierja t’i thotë pacientes “Çohu o dreq, mos na bëj si e sëmurë. Je me barrë? Ec se po të shk****ej robt”.

Në reagim, QSUT shprehet se kanë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore për punonjësen e përfshirë në skandal.


Reagimi i QSUT

QSUT ka ndjekur me shqetësim videon e publikuar në mediat online, ku shfaqet një rast i papranueshëm i cenimit të etikës profesionale në një prej shërbimeve mjekësore.

Menjëherë pas verifikimeve të kryera, është identifikuar punonjësja e përfshirë dhe janë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

QSUT mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar kujdes shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient që paraqitet në shërbimet tona. Çdo shkelje e kodit të etikës, çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientit apo besimin ndaj shërbimit shëndetësor, është dhe do të mbetet e patolerueshme.

1 Komente

  1. n
    nje e vertet e modhe........

    Hanomja me fitir dhe emer te plot,madje edhe e babe Hasonit ne mes..... allah uakbar! Ka ndonje prej jush qe beson se une gaboj qe ajo eshte nje Hanome dhe jo nje Kristiane...!?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje