Sala me studentët e mjekësisë: IA, një aleat i ri në diagnostikë

22 Maj 2026, 10:21Sociale TEMA
Sala me studentët e mjekësisë: IA, një aleat i ri në

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë një leksioni të hapur me studentë dhe profesionistë të mjekësisë, ndau qasje bashkëkohore mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin e diagnostikës, duke theksuar rëndësinë e përvetësimit të këtyre inovacioneve nga brezi i ri i profesionistëve të shëndetësisë.

Gjatë bashkëbisedimit, ministrja Sala solli një panoramë të evoluimit të diagnostikës ndër vite, duke ndarë me mjekët e rinj edhe eksperiencën e saj profesionale dhe akademike, të zhvilluar në strukturat më prestigjioze mjekësore si Kembrixh, Nju Jork, Itali, etj. në diasgnotikimin e sëmundjeve onkologjike.

 Ajo inkurajoi studentët të përqafojnë inovacionin dhe të bëhen pjesë aktive e zhvillimeve të reja në mjekësi, duke theksuar se profesionistët e rinj do të kenë një rol kyç në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më modern, më efikas dhe të orientuar drejt teknologjisë.

 “IA nuk do zëvendësojë radiologët, por do zëvendësojë ata që nuk e përdorin atë”, u shpreh ministrja Sala.

 Në fokus të leksionit ishin risitë më të fundit në diagnostikë dhe mënyra se si Inteligjenca Artificiale po ndikon në rritjen e saktësisë së diagnozave, analizimin më të shpejtë të të dhënave mjekësore dhe mbështetjen e vendimmarrjes klinike.

 Gjithashtu, Ministrja Sala theksoi rëndësinë e implementimit të këtyre teknologjive në sistemin shëndetësor shqiptar, si pjesë e procesit të modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore.

3 Komente

  1. E
    Eli

    Po kjo eshte ministre apo pedagoge???!!!!! Ndaj eshte faqe zeze sherbimi ndaj klientve se kjo meret me leksione ska kohe me u mor dhe me shendetin e njerzis. Kush e di sa bordero firmos kjo e pangopmja.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Ministrja e semure

      Sala, kjo zegjine e mjekesise, funksionon si nje patronazhiste e Rames. Nuk i intereson asgje, vec karriges.

      Përgjigjjuni
      1. S
        S.Kasi

        Z.Ministre suksese për detyrën e rëndësishme.Në dt.04.06.2026 operohem te urologjia Spitali shtetëror po ke mirësin hajde shiko konkretisht.Rrespekt S.Kasi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje