Shqipëria duhet të zbardhë krimet e komunizmit dhe të trajtojë me status të veçantë ish-të përndjekurit politikë. Ky ishte mesazhi i ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, gjatë 53-vjetorit të revoltës së Spaçit në Mirditë, ku ai foli pas telave me gjemba, simbol i diktaturës komuniste.
“Duhet patjetër që të ketë një vend ku të përkujtohet heroizmi i atyre që dhanë jetën për këtë Shqipëri. Ruajtja e kujtesës dhe e së shkuarës është një e drejtë themelore. Ka ardhur, madje ka kaluar koha që ky vend, ku shumë njerëz kanë vuajtur dhe kanë dhënë jetën, të kthehet në një vend përkujtimi. Gjithashtu duhet drejtësi jo vetëm për ata që mbijetuan, por edhe për familjarët e atyre që humbën jetën këtu në kërkim të lirisë. Po ashtu, ish-të burgosurit politikë duhet të trajtohen me status të veçantë. Trajtimi i këtyre çështjeve është ajo çfarë pritet nga Shqipëria për të ardhmen e saj”, u shpreh Gonzato.
Edhe ish-të përndjekurit politikë kërkuan që të zbardhen krimet e komunizmit dhe të trajtohen me pension të veçantë.
“Sot pas 35 viteve demokraci, të rrinë eshtrat pa gjetur do të thotë për mua është krim”, tha Ethem Fejzullahu, ish përndjekur.
Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, kërkoi vëmendje për ish-burgun e Spaçit dhe të kaluarën komuniste, ndërsa përfaqësues të qeverisë dhe Autoritetit te Dosjeve premtuan veprime konkrete.
“Askush nuk e ka menduar se mund të ketë turizëm për tmerret e komunizmit por i shërben dhe zonës, dhe komunitetit për ta kthyer këtë vend në një pelegrinazh që të mësojmë më tepër se çfarë ishte ky vend”, tha Mëlyshi.
“Do procedojmë shumë shpejt me ngritjen e një procedura që do të jetë në bashkëpunim me një bord i cili do të merret me menaxhimin e saj për të sjellë programe edukative, ekspozita muzeale”, tha Lira Pipa, Zëvëndesministre e Kulturës.
“Në autoritetin e dosjeve kemi krijuar një aktivit të posacëm dhe kemi rreth 2 vjet që punojmë në mënyrë intensive. Kemi nxjerrë koleksionin e plotë arkivor për sa i përket burgut të Spaçit dhe çdo të dënuari”, theksoi Gentiana Sula, Drejtuese e Autoritetit të Dosjeve.
Në 53-vjetorin e revoltës së Spaçit në Mirditë u rikrijuan skena dhe u ekspozuan foto të ish-të përndjekurve. Më 21 maj 1973, të burgosurit kundërshtuan torturat, morën kontrollin e kampit për tre ditë, por revoltën e shtypi terrori dhe u ekzekutuan 4 të rinj: Pal Zefi, Dervish Bejko, Skënder Daja dhe Hajri Pashaj.
Gonzato te flasi me mire per burgun e madh Shqiperi ne ditet e sotme se eka para syve,nga i cili po perpiqen te largohen gjithe shqiptaret.
Kure do te ndeshkohen Krimet e Diktatures ! Kure nje pjese e madhe te ish Krimineleve nuk jetojne me ! Ata qe jetojne akoma ! kane patur dhe kane mbrotjen nga ish plehrat Kriminele Politikane te djeshem dhe te sotem ! Vetegjyqesia ishte zgjidhje ! Por ata te demtuarit ish te viajturit nuk kane byth !
Kure do te ndeshkohen Krimet e Diktatures ! Kure nje pjese e madhe te ish Krimineleve nuk jetojne me ! Ata qe jetojne akoma ! kane patur dhe kane mbrotjen nga ish plehrat Kriminele Politikane te djeshem dhe te sotem ! Vetegjyqesia ishte zgjidhje ! Por ata te demtuarit ish te viajturit nuk kane byth !
Kure do te ndeshkohen Krimet e Diktatures ! Kure nje pjese e madhe te ish Krimineleve nuk jetojne me ! Ata qe jetojne akoma ! kane patur dhe kane mbrotjen nga ish plehrat Kriminele Politikane te djeshem dhe te sotem ! Vetegjyqesia ishte zgjidhje ! Por ata te demtuarit ish te viajturit nuk kane byth !
Krejt komunista jane berish ram krejt muta jane funderrinat e komunizmit
Hidhte idea per pension per vitet e burgu qe Kane bere. Une kam edhe nje mendim tjeter. Te gjithe Ata qe Kane qene spine te agjenturave te huaja duhet te perfitojne pension te posacme qe nga viti kur Jane rekrutuar, pavarsisht se Kane bere burg ose jo. Vitet e sherbim it agjenturor Jane vite pune, ndaj duhet tu njihet kjo e drejte. Gonzato, si perfaqsues I Europe's duhet ta marre kete initiative.
Bije komunistesh dhe te aparatit te represionit(!), vazhdoni reformat. Largohuni nga kapja e pushtetit dhe e adminstrares. Beni sikur nuk kuptoni se çfare te keqijash i sillni Shqiperise dhe shqipetareve. Ju u niset nga ligji 7501 qe nuk duhej miratuar me 1992 e te ngarkonit plaçkat, e te shkonit nga kishit ardhur e perfituar ne Tirane e qytete te tjera. Te ishit ndare si burrat me gabimet e komunizmit. Qe ligji 7501 do te abrogohet asht ma se e vertete por mjere populli qe ju ka ndjekur mbrapa dhe e keni futur ne rreth vicioz bash ne kohen kur duhej te respektohej prona e trazhguar. Si do pranoi i zoti i tokes se trazhguar i çfardo spektri politik qofte qe nga e djathta e vuajtur apo te komunizmit, t'i qeverise dhe t'i baj moral nje kryetar bashkie apo minister qe e ka shtepine ende ne token e pronarit legjitim. I zgjedhuri te pasurohet e ai te marre rruget e botes per mbijetese. E di se do ju duket si lajthitje por mos ndertoni mbi vullkan qe nje dite do shperthei. Prona ne token e dikuj tjeter asht e ikur, ose do ta trazhgoi i zoti i tokes ose do petrfundoi germadhe nga i revoltuari qe asht i detyruar te largohet. Do shikoni se dalengadale ai do vije uragan qe s'ka force qeverie qe e ndalon. Ja kjo asht fitorja e te burgosurve politik mbi kasten komuniste. Ja kjo asht fitorja e demokracise mbi komunizmen. Ne vend qe me 1992 te fillonte marrveshja direkte midis ish pronarit dhe zoteruesit gabimisht te prones e çdo marreveshje te shoqerohej me akte noteriale, shteti post-komunist hyri pale dhe ju duk se e zgjidhi perfundimisht(!). Ne rast se marrveshja nuk arrihej zoteruesi gabimisht te largohej per nje periudhe 5-se vjeçare. Ai qe e perfitonte te pacenuar pronen e ndertuar ne komunizem, te vihej nen taksat shteterore si pronar.