VIDEO/ Si mbrohet një popull prej elitës që e sundon? Endri Shabani: Sfidat e një institucioni në mbrotje të dinjitetit njerëzor, burgjet, pronat dhe padrejtësi të tjera

22 Maj 2026, 11:54Sociale TEMA
VIDEO/ Si mbrohet një popull prej elitës që e sundon? Endri

Misioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri është një sfidë e jashtëzakonshme në një situatë ku shkelja flagrante e të drejtave të qytetarëve është kthyer në një histori të gjatë shumëvjeçare.

I zgjedhur prej disa muajsh në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani flet për kushtet e mjerueshme në qelitë e burgjeve, nëpërkëmbjen e shtresave në nevojë, çështjen e pazgjidhur të pronave, të zhdukurit e diktaturës dhe problematikat e kategorive të ndryshme që kërkojnë mbrojtje.

Endri Shabani, prej disa muajsh në krye të këtij institucioni, flet për sfidat që lidhen me shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut, përballë një indiference të vazhdueshme të institucioneve, edhe kur Avokati i Popullit rekomandon urgjentisht ndryshime.

Raporti i publikuar së fundmi rekomandon mbylljen e menjëhershme të pesë burgjeve në Shqipëri, për shkak të kushteve pa dinjitet dhe trajtimit në mjerim të të burgosurve.

Ai flet me detaje për situatën në burgjet e Shqipërisë, por edhe për atë që ndodh në komisariate me të ndaluarit apo të arrestuarit, sidomos të miturit. Endri Shabani ndalet edhe te numri shqetësues i të paraburgosurve, një shifër mw shumw se dy herë më e lartë se në vendet e Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për shtetas shqiptarë të akuzuar apo nën hetim për një vepër penale, por që qëndrojnë në paraburgim për muaj e ndonjëherë vite të tëra, ndërkohë që gjykata ende nuk ka dhënë një verdikt përfundimtar.

Shabani flet edhe për të paraburgosurit VIP, si ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, apo ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të cilët prej muajsh apo vitesh ndodhen në paraburgim. Ai thotë se ata nuk janë prioriteti i tij, por si çdo shtetas shqiptar që ankohet për trajtimin në qeli, edhe rastet e tyre janë dëgjuar dhe për to ekzistojnë raporte të Avokatit të Popullit.

“I vetmi kontribut i avokatëve të ish-zyrtarëve të arrestuar dhe që ndodhen në paraburgim është sensibilizimi i opinionit dhe institucioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të supozuara të shkelura në paraburgim”, thotë Shabani, ndërsa shprehet i shqetësuar për qindra e ndoshta mijëra qytetarë të tjerë që vuajnë padrejtësisht me muaj apo vite në paraburgim.

Duke e konsideruar paraburgimin si një hapësirë që krijon terren për korrupsion në sistemin e drejtësisë, Shabani flet për emergjencën e adresimit të kësaj problematike, për të cilën thotë se Avokati i Popullit është angazhuar me propozime konkrete.

“Meta, Veliaj, Beqaj etj. janë ankuar te Avokati i Popullit. Paraardhësja ime ka shkuar atje, i ka vizituar në qeli dhe ka bërë raport për secilin prej tyre. Por për mua nuk janë prioritet të burgosurit VIP, sepse prioritet janë ata të paraburgosur që nuk kanë një zë. VIP-at janë njësoj si shtetasit e tjerë dhe kanë më pak nevojë për Avokatin e Popullit sesa qytetarët e zakonshëm, të cilët, për shembull, nuk marrin shërbim shëndetësor”, thotë Shabani.

Ai flet për probleme serioze në trajtimin shëndetësor të të burgosurve. Jep detaje të rasteve konkrete kur një të burgosuri i mohohet vizita tek kardiologu për më shumë se dy muaj, ndërsa statistikat e vdekjeve në qeli gjatë katër muajve të fundit janë shqetësuese dhe lidhen kryesisht me sëmundjet kardiovaskulare.

Për çdo të burgosur, buxheti i shtetit parashikon rreth 10 mijë euro në vit, një shumë që duhet t’u garantonte atyre të drejtat bazë dhe kushtet minimale dinjitoze, sipas ligjit dhe standardeve njerëzore, edhe kur bëhet fjalë për persona të dënuar apo të akuzuar për vepra penale. Por në realitet, kjo shumë nuk duket se shkon në destinacionin e duhur, pasi kushtet në shumë burgje mbeten pranë mjerimit.

Shabani ndalet edhe te çështja e pazgjidhur e pronave dhe kalvari i mijëra qytetarëve shqiptarë në dyert e gjykatave, në kërkim të së drejtës së tyre për pronën që u takon. Ai rrëfen historinë konkrete të një familjeje që prej 30 vitesh ka kaluar procese të shumta gjyqësore dhe ende nuk ka arritur të marrë pronën e saj.

Kadastra, sipas Shabanit, është institucioni më i denoncuar nga qytetarët. Ai tregon se dy në dhjetë ankesa që mbërrijnë pranë Avokatit të Popullit lidhen me problematikat dhe shkeljet që burojnë nga ky institucion.

15 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Ky do e mbroje popullin qe beri pazar per karigen e tij ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire__??__...///____ Straits

      O Shabano ....dmth edhe tina u fute ke ajo iniciativa popullore "Per nxjerrjen nga kafazi i qelbesirave te politikes" .eee ? Po mire , po kete komunikaten qe ke publikuar ketu , ai Lal Beu ta ka dhene gati.....apo ta dha bruto dhe te tha qe fut edhe ti ca llafe nga vetja ???!!! Po si e nxori prej burgut qe ta dha ty , apo e futi tek jebriku i salepit !!!|???......Po si te tha Lal Beu , botoje ....se do ta rregullojme pagesen ...me ca pale breke firmato nga dengu i Ajoles ...apo jo ???!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. v
      vlora.vlora

      Vari karrin shabes as per te pastruar qepe s eshte,u legenosen bashke me llapaqenin,

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kartelet në këmbë, Edvini ne ballë

        Kete Shabqirin e perdor Rama si leter bythe ne piknik publik. Do mbroje ky top muti dinjitetin njerëzor, burgjet, pronat dhe padrejtësi të tjera!!?? Sidomos kur e thotë Ymeri tek Tëma e s'ëmës. Na rrofshi bolet o morra të kuq.

        Përgjigjjuni
        1. a
          allashvesh

          Ky eshte shume njeri teorik dhe flet sakt, vetem se ka nje ves te vogel qe nuk ka shtylle kurrizore kur vjen puna per karrige.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Te shohim cdo te besh tani qe I ke hipur kalit se deri tani flisje pa dogane

            Përgjigjjuni
            1. S
              Selim

              Elita nuk sundon. Nuk ka nevoje, perndryshe cfare elite eshte. Elita nderton shtet. Paria sundon.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Ozzy Osborne

                Çuditërisht kur ishte në politikë e shanin me libër shtëpie këtu tek tema. Tani nuk guxon asnjëri të thotë një fjalë më!!

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  A e di ky i pafytyri qe prej kujt eshte ne ate karrike ?Dhe pretendon te ndihmoje kete popull?

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesi e munguar

                    Z.Avokat i Popullit,ke bere konstatimet e tua dhe shume mire.A mund te na thuash se si do te zgjidhen problemet?Buxheti i shtetit planifikon 10000-euro ne vit per cdo person ne burg apo paraburgim.A e mendoni nje pensionist qe duhet te shpenzoj nga pensioni minimal i tij per energji elektrike,uje(per tu lare e per te pire),per analiza(se nuk te vjen rradha ne spitale),per ilace e shume te tjera qe keta te denuar apo ne paraburgim nuk i kane?Kushdo qe eshte ne burg apo paraburgim, eshte i akuzuar per shkelie ligji,kurse ata qe kane respektuar ligjin diskriminohen me pensione qesharake.Edhe ata fajtore apo jo fajtore kane te drejta qe duhen respektuar por me pare ata qe kane respektuar ligjin.Z.Avokat,fol perpara ne mbrojtje te njerezve te lire qe po u mohoen te drejta bazike (per ushqim e ilace)pastaj edhe per shkelesit e ligjit.Te gjitha keto per te drejtat e shkelesve te ligjit i beni per syte e Europes,jo per humanitet.Sa per te perndjekurit,nuk jam dakort me demshperblimet qe kane marre e marrin.Te persekutuarit e vertete ishin familjaret e tyre ,qe megjithese e respektuan ligjin u mohoshin te drejtat e tyre.Kush eshte i pafajshem nga ata,le te bej gjyq ,te marre pafajsine edhe demshperblimin qe i takon.Gjithe keto pelivanlleqe jane per te percare popullin dhe per ta sunduar.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fshatari

                      Elitari i zgjedhur nga elitat qe do te mbroj popullin nga elitat. Ne nje vend ku tere bashkfshateret e mi veteshpallen elitare dhe mohojne katundarine, nuk mund te mbrohen fshateret, se nuk ka mbetur fshatar pa u vetshpallur eltiar. Elitaret thjesht konkurojne mes tyre kush eshte elitar.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bake

                        Ik o Shabano ik ha qyl nja 5 vjet...... Pune parazitesh, NEVOJTORE e Popullit, institucioni me kot, vend parazitesh

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Ky qënka ç'qënka!

                          Ky kari e quaka burgun padrejtësi?! Veç nga kjo shprehje nuk e lexova artikullin. "... burgjet, pronat dhe padrejtësi të tjera"!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Teksti

                            Kur mori detyrën që mban, ky individ lëpiu ato që kishte pështyrë për shumë kohë. Dhe, me këtë akt tregoi se është pa personalitet. Poshtë fryma e të tillëve!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mali

                              O shabe qosja! Ti je nje njeri kot se koti, nje ryp kaishi dukesh mga mjekra, je as me pak as me shume trap. Me prit prej teje zgjidhje te problemeve, genjejme veten. Konstatimet we ti shtron i dime te gjithe,por zgjidhjen nuk e ben askush aq me pak ti matuf. Ik e laj suratin ,genje 5 vjet, jepi zgjidhje problemeve tuaja familjare se nuk ka shprese asnjeri nga nje matuf.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje