Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka njoftuar se Shqipëria ka përfituar një tjetër mbështetje të rëndësishme nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake.
Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, ai deklaroi se Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të programit “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro. Me këtë vendim, mbështetja totale e BE-së për Shqipërinë arrin në 49 milionë euro.
Paketa e re përfshin furnizimin me mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Ministri Nufi e cilësoi këtë vendim si një vlerësim konkret për seriozitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë, duke theksuar rolin aktiv të vendit tonë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ministri theksoi se ky hap i BE-së konfirmon angazhimin e Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe rrit besueshmërinë e saj si partner i qëndrueshëm në mbrojtjen kolektive.
I zoti e nxjerr gomarin nga balta
Per cfare mjetesh taktike te lehta thua o pallosh ,po para disa vitesh vetem 250 cope jua dha amerika merni dicka per te qene ,po vin zjarret o gruaqire ku jane avionet
Ja me ne Funde na erdhi ne Dore, qe jo te marrim n je Dore..por ti "Ndajme"..nga 1-milj......jo jo Ushtaret..atyre do tu blejme Lidhese te reja Kepucesh...se kepucet ..mire i kene edhe keto qe kane..shume shume tu japim edhe ndon je "Kuti Boje"::QE TI NGJYEJNE KEPUCE::: 1-Dyfekte.....do te shikojme te Blejme diku, qe te Nxjerrim edhe ne nje cike??Po pse mo Leket e Shiperise jane ato??Ato jane te Europes.. 2-Na "Mangjes"(Te zgjuar):::E uSHTRISE DHE pOLITIKES:::Pse nuk na thoni si u dhane??Dhe kur do te na i Kekrojne perseri??Mos na e beni si Greqia...qe Genjeu..dhe kur i kerkuan 330-miljare...ngriten syte nga Qielli???????????????