VIDEO/ Shabani: Paraburgimi po përdoret edhe aty ku nuk ka arsye, krijon terren për korrupsion

24 Maj 2026, 08:55Sociale TEMA
VIDEO/ Shabani: Paraburgimi po përdoret edhe aty ku nuk ka arsye, krijon

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka ngritur shqetësimin për përdorimin e tepruar të paraburgimit në Shqipëri, duke theksuar se shumë qytetarë mbahen në burg ende pa u dënuar me vendim gjykate, edhe në raste kur ligji parashikon masa më të lehta sigurie.

Duke folur në një intervistë për TemA në lidhje me problematikat e sistemit penal, Shabani tha se Shqipëria duhet të rishikojë mënyrën se si trajton disa vepra penale, duke dekriminalizuar ato që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që mund të ndëshkohen me forma të tjera.

“Ne do të duhet të dekriminalizojmë shumë vepra që sot janë kriminalizuar. Pra, ne dënojmë me burg vepra të cilat shumë mirë mund të korrektohen me masa të tjera”, u shpreh Shabani.

Sipas tij, në rastet kur motivi i kryerjes së një vepre penale është përfitimi ekonomik, si në rastet e korrupsionit, konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme mund të jetë më efektiv se burgosja.

“Në qoftë se incentiva për të kryer një vepër penale është fitimi ekonomik, është më efektive konfiskimi i pasurisë së vjedhur sesa mbajtja në burg”, tha Avokati i Popullit, duke shtuar se kjo do t’i kthente shoqërisë pasurinë e vjedhur.

Shabani përmendi edhe raste të tjera, si lidhja e energjisë elektrike në mënyrë të parregullt apo evazioni fiskal nga biznesi i vogël, për të cilat, sipas tij, burgu nuk duhet të jetë automatikisht zgjidhja kryesore.

Por shqetësimi më i madh, sipas tij, lidhet me paraburgimin, pra me mbajtjen në qeli të personave që ende nuk janë shpallur fajtorë.

“Problematika këtu është që ata mbahen edhe kur nuk janë dënuar. Pra edhe gjatë kohës së hetimit mbahen në paraburgim”, u shpreh Shabani.

Ai shpjegoi se paraburgimi duhet të përdoret vetëm në raste përjashtimore, kur ekziston rreziku që personi të arratiset, të prishë provat ose të paraqesë rrezik për shoqërinë.

“Po nuk është vërtetuar një nga këto të treja, nuk ka arsye që personi të mbahet në burg”, tha ai.

Shabani solli si shembull rastet e personave që mbahen në paraburgim pasi janë ndaluar duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, edhe pse u është sekuestruar makina dhe u është hequr patenta.

“Çfarë rrezikshmërie ka ky person që ta mbash në paraburgim derisa të mbarojë hetimi?” pyeti Shabani.

Sipas Avokatit të Popullit, përdorimi i tepruar i paraburgimit nuk prodhon vetëm mbipopullim dhe padrejtësi, por edhe presion mbi qytetarët dhe terren për korrupsion në sistemin e drejtësisë.

“Këtu rritet rrezikshmëria që kemi korrupsion, sepse presioni mbi prokurorinë pastaj është më i lartë që këta persona të paguajnë që të ndiqen në gjendje të lirë”, tha Shabani.

Ai e përmblodhi problemin duke thënë se në përpjekje për të zgjidhur një çështje, sistemi shpesh përfundon duke krijuar probleme të tjera.

“Nisemi për të zgjidhur një problem dhe prodhojmë problematika të tjera”, u shpreh Avokati i Popullit.

Ndiq intervistën e plotë: Endri Shabani: Si mbrohet një popull prej elitës që e sundon?

14 Komente

  1. M
    Martini

    Kur je ne paraburgim veshtiresohet edhe mbrojtja ne gjyq. Kjo, pasi aty nuk i ke kushtet dhe lehtesirat per te pergatitur mbrojtjen. Po keshtu, ne paraburgim je ne pozite me te disfavorshme edhe nga pikëpamja formale, je mbrapa hekurave dhe psikologjikish je i disfavorizuar.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits////////////////////

      Ja edhe ky duke i rene fyellit te Meros tek vrima e Lalit !!!! O Shabano ....dmth edhe tina u fute ke ajo iniciativa popullore "Per nxjerrjen nga kafazi i qelbesirave te politikes" .eee ? Po mire , po kete komunikaten qe ke publikuar ketu , ai Lal Beu ta ka dhene gati.....apo ta dha bruto dhe te tha qe fut edhe ti ca llafe nga vetja ???!!! Po si e nxori prej burgut qe ta dha ty , apo e futi tek jebriku i salepit !!!|???......Po si te tha Lal Beu , botoje ....se do ta rregullojme pagesen ...me ca pale breke firmato nga dengu i Ajoles ...apo jo ???!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Picky blinders

        Pse nuk thua qe fiton propaganda e belo evgjitit tend

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dire Straits

        Ja edhe ky duke i rene fyellit te Meros tek vrima e Lalit !!!! O Shabano ....dmth edhe tina u fute ke ajo iniciativa popullore "Per nxjerrjen nga kafazi i qelbesirave te politikes" .eee ? Po mire , po kete komunikaten qe ke publikuar ketu , ai Lal Beu ta ka dhene gati.....apo ta dha bruto dhe te tha qe fut edhe ti ca llafe nga vetja ???!!! Po si e nxori prej burgut qe ta dha ty , apo e futi tek jebriku i salepit !!!|???......Po si te tha Lal Beu , botoje ....se do ta rregullojme pagesen ...me ca pale breke firmato nga dengu i Ajoles ...apo jo ???!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Megadeath

          Hape petalet e belo ezmerit se kushedi cfare del

          Përgjigjjuni
      3. N
        Napoy

        PROBLEM ESHTE EDHE PER TAKSAT QE SHKOJNE PER MBAJTJEN NE BURG , POR NESER DEL I PAFAJASHEM ,DHE PERVEC KESAJ KY DON DHE SHPERBLIM DHE SHERBIMET GJYGJESORE PSE NUK I NGARKOHEN KETO SHPENZIME PROMURORIT QE E ARRESTON DHE MBAN NE BURG NJEQIND TE PAFAJSHEM.....RASTI I ERJON VELIAJT KA SHUME TE NGJARE TE NA KUSHTOJE MILIONA EURO.......DHE KETO PER FAJ TE NJE TE SHKALLUARI QE SDUHET TE JETE AS PROKUROR.... STRASBURGU ME SIGURI DO TE NA DENOJE EDHE NE NJEREZVE TE THJESHTE , ME TAKSAT QE I PAGUAJME SHTETIT

        Përgjigjjuni
        1. R
          Romeo

          Ore loqe jurist, që ke mbaruar te Orfani dhe hiqesh me të madh! Sipas teje o loqe, paraburgimi nuk duhet të ekzistoje sense duhet të presim vendimin e Apelit! Ti je Kar me syze. Lali Eri nuk prish provat! Lali Erit nuk I kanë marrë asnjë qindarke megjithëse ka 13 raste korrupsuoni dhe pastrimi të vepres penale. Lali Eri, ne burg DHE po ben jashtezakonisht shumë presion, jo jashte burgut! Lali ka frike nga gjykimi, shikoni se cfarë nuk ben per te mos filluar çeshtja e tij ne GJKKO. Shikoni si shkon si balerine ne Gjykatën Kushtetuese, Gjykaten Administrative. Lali është me barre dhe do të linde ne Burg. Lali është Hajdut dhe i korruptuar. Hahaha kur e arrestuan Lalin, ishte live në të gjitha televizionet sikur Po inaguronte një shkolle.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bakja

            Ndoshta belind evgjiti sta ma dhene portofolin digital me etherium dhe bitcoin , ha ndonje sufllaqe me mire

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cfurku

              Avokati i popullit nga nje mekanizëm i ndryshkur, i fjetur, pa zë, inegzistent, pa potencial ligjor, veç në raste qokash zgjohej, tani me inteligjencën, këmbënguljen, dhe bërjen publike nga Endri ka filluar të funksjonoj si pa pritur, si njē mekanizēm i ri funksjonal ku adresohen probleme publike. Një korigjim kam te shkrimi i Endrit kur shprehet se paraburgimi bën presjon mbi prokurorine, është pjesërish e drejte.Pse:-Paraburgimi është parapagim. Prokurori me mentalitet grabitësi e ka klient shkelsin e ligjit dhe me zi pret rastin që ta burgosi qe sekseret e rrethit të tij të vihen në levizje.E njejta gjë ndodh edhe në gjykat.Endri duhet të dalësh me nisma ligjore per forcimin e rolit të avokatit popullit, dhe tē adresosh dhe probleme e shumta qe ka vendi.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Maliqi mbi ligjin

                Paraburgimi është në shumicën e rasteve edhe gjobëvënie Sekserët avukatët prekurorët e kanë oeriudhë të artë për negociata Dhe kundravajtsit kur dënohen bëjnë burgun dhe në asnjë rastë nuk gjobiten për dëmin që i kanë shkaktuar taksapagusëve ose palës tjetër Vaj me detë o pushtet i tretë(gjyqësori)

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drejtesi=antidrejtesi

                  Ka nje arsye te vetme qe eshte paraja,po nuk zhvaten miletin drejtesia te ben gjemen

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luli

                    Xhixh merimanga.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sapa

                      Me keta njerez bythelepires nuk behet kurre ky vend!

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fshatari

                        Ne nje vend ku korupsioni eshte bere sistem qeverisesh as paraburgimi as Jo paraburgimi nuk e zgjidh problemin e standarteve evropiane Paraburgimi eshte bere mjet korupsioni si presion per te pagur te fitosh pafajsine. Pa paraburgimin te akuzuarit ne nje vend ku korupsioni i rendit e kalimit te kufirit eshte madhor fajtoret kurre nuk do te shikojne diten e gjyqit (vec ate ne mungese) prandaj kot flisni Nie vend me korupsionin ne sistem standartet Evropine nuk kane vend Duhen standartet Taliabne

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje