“Shteti shihet te mjekët dhe infermierët”, Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror 2026: Numri i turistëve është sfidues!

25 Maj 2026, 17:35Sociale TEMA
“Shteti shihet te mjekët dhe infermierët”, Rama nga

Në fjalën e tij, ai u ndal te rritja e numrit të qendrave dhe infermierëve, ndërsa nënvizoi se sezoni turistik pritet të sjellë edhe këtë vit rritje të vizitorëve në vend.

“Nga një anë me nevojën për të përcjellë te të gjithë qytetarët tanë mesazhin se vëmendja jonë përmes strukturave të shërbimit publik shëndetësor për sezonin është e lartë. Nga ana tjetër, për t’ju përcjellë ju mesazhin se roli juaj në këtë fazë të vitit është i jashtëzakonshëm, qoftë sa i përket detyrës që lidhet me përkujdesjen ndaj atyre që trokasin në dyert e qendrave shëndetësore verore, qoftë edhe për Shqipërinë që përmes jush ju flet dhe ju thotë diçka për veten.

E vërteta është që qendrat verore shëndetësore janë një eksperiencë e konsoliduar, e inicuar disa vite më parë, me një numër më të vogël profesionistësh të përfshirë, por edhe me një rezultat kuptimplotë, që na ka bërë të kuptojmë më së miri qoftë rëndësinë e tyre, për ata që kanë një mendim të parë dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë sezon pas sezoni.

Këtë vit, numri i qendrave është rritur. Numri i mjekëve dhe infermierëve është rritur. Nga leximi i sezonit të shkuar në këtë aspekt, ka dalë nevoja për ta bërë një hap të tillë. Ne presim që numri i turistëve të konsolidohet në atë nivel që ishte në vitin e shkuar dhe në momente të caktuara të vitit të rritet. Shifrat nga porti flasin për rritje, por po të shohim në tërësi, shifrat që nga janari, kemi një rritje sa inkurajuese, aq edhe sfiduese. Është shumë e rëndësishme që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për të përmbushur misionin në të gjitha aspektet.

Shteti shihet tek uniformat e policisë dhe mjekëve dhe infermierëve kur turistët kanë nevojë për ta. Kjo është një arsye më shumë që punën e mirë në vitet e shkuara ta përmirësojmë edhe më tej. Mbi të gjitha duke vendosur në kryefjalën e misionit të çdo ditë njerëzillëkun e atyre që vijnë dhe trokasin.

Kjo vlen si për turistët, por edhe për banorët apo pushuesit pranë qendrave. Kjo vlen edhe për vetë ekonominë e vendit sepse marrja e shërbimeve të mira dhe shërbimeve njerëzore dhe mbresëlënëse nga pikëpamja e sjelljes e bëjnë njeriun shumë më pozitiv ndaj vendit ku gjendet dhe stimulojnë edhe rikthimin e tij apo ardhjen e të tjerëve.

Unë kam pasur më shumë se një rast mundësinë të dëgjoj nga të huajt përshtypjen e tyre për spitalet tona. E them me shumë kënaqësi që përshtypjet kanë qenë tejet pozitive, si fillim nga mënyra e komunikimit të personelit shëndetësor. Do ishte jashtëzakonisht më mirë sikur këto përshtypje të ishin të të gjithëve. Realiteti është përditë e më pozitiv”, tha Rama.

11 Komente

  1. N
    Nastradini

    O debil po nuk shkohet ne buze te detit kur temperatura eshte 30 grade me roba te zeza dhe me pallto o idioti i Lindes me kapele!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire_?_????___Straits

      "....shteti shihet tek mjeket...".....mund ta kufizojme me mire "tek kirurget"....shko andej nga Kardiokirurgjia , dhe te del ndonje shkerdhate lekist i pangopur, si Edvin Prifti apo Altin Veshi ....qe te bejne njehere nje vezhgim te pergjithshem , dhe nese zbulojne se nuk ke leke per te dhene nen dore.....fillojne e bejne gjendjen shume serioze dhe thone : " ne kushtet mizerabel qe eshte kirurgjia ne QSUT , nuk ta garantoj jeten...por po e beme operacionin te filan spital privat , do te shkoje shume mire...".....dhe njeriu i shkrete , mendoi te kursente 2-3 mije euro qe do ti jepte doktorit nen dore ne QSUT , ,,,,,dhe nga shiu bie ne bresher , te privati paguan nja 15.000 euro..............a ju dhjefsha mjekesine falas more Pallosh !!!!

      Përgjigjjuni
    2. ~
      ~`

      Ka qytetar që nuk punojn qē prej fundit tē pandemis covid 19, as nē privat dhe as nē shtet (punē krahu).Ju a ka hequr liçencēn Rama, duke i lēnē rrugēve tē kryeqytetit tē mbledhin kanoqe me bler bukē ( kur nuk arrijn tē ngopen ) nga kazani plehrave.Problemi tjetēr ēshtē ç' vkersimi pa mēshir i kursit tē kēmbimit.Dikur njē bukē e shitur kushtonte 1 euro, tani po shkon 2 euro.Tē huajt konstatojn çmimet nē vēndin e tyre me tonat, dhe stepen tē qendrojn, tē blejn apartamente apo tē vijn familjarisht.Ndaj do ishte korekte dhe s'ēshtē shum herēt qē euro dhe dollari amerikan tē vlersohen si duhet.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Ti ke spitale kanceroze ontw qifsha motren o gruqime shko ke spitali burrelit ose cdo spital be shqiperi ske ilace o moterqi nuk edhe serum o kar ...korrupsioni galopant o njeri I neveritshem e shkaterruat shqiperine mor zgjebet o kancera

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lubi Malltezi

          Shteti shihet tek gjykatesit dhe prokuroret.Gjykatesit dhe prokuroret jane ne fakt mjeket dhe infermieret e nje shoqerie. Mund te kesh mjeke e infermiere profesioniste e te ndershem dhe nje tufe gjykatesish e prokuroresh te korruptuar,te anshem politikisht dhe inatçore te dhjesin gjithe shtetin.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fshatari

            Shteti….shteti…..shteti. Cdo gje shihet tek shteti deri dhe e dhjera ne banje shihet tek shteti Me qef shteti i mer keto kompentenca se keshtu ai ka me shume force, ka mundesi te vjedhe me shume dhe tju bej ju (flesh site shtetit) skllever te shtetit Dhe te gjitha me parate tuaja (taksat)

            Përgjigjjuni
            1. M
              MERO

              ASHTU ESHTE, TEK MJEKET DHE INFERMIERET SHIKOHET. PIKERISHT ATA QE PO SU DHE PARA TE LENE TE VDESESH PA PIKE MESHIRE. KY ESHTE SHTETI I VERTETE. RROFTE PROPAGANDA E MAVINJTE.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiperia do behet mbas 35 viteve te tjera shtet

                Shteti shihet tek uniformat e policisë dhe mjekëve dhe infermierëve kur turistët kanë nevojë për ta. Kjo është një arsye më shumë që punën e mirë në vitet e shkuara ta përmirësojmë edhe më tej. ! Per keto pike ka te drejte.... biles shume.... Por kure lete shtei shteti dhe vetem shteti ! sikur e tepron.... se shteti ai shtet qe ti e permend nuk eshte ne gjendje te Arestoje nje kryekriminel si penecilinen me shume te tjere ! qe zhveshen secilin shqiptare nga pasurite qe kishn me Firmat piramidale, plus shkaterimit e gjithe shqiperise ne keto 35 vite.... ku eshte shteti - Drejtesia - qe thua shteti shteti ! Kure duhet perdorur fjalia shtet, duhen shume gjera te permiresohen...sidomos Arestimi i krimineleve qe dogjen dhe shkateruan shqiperine...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiperia do behet mbas 35 viteve te tjera shtet

                  Shteti shihet tek uniformat e policisë dhe mjekëve dhe infermierëve kur turistët kanë nevojë për ta. Kjo është një arsye më shumë që punën e mirë në vitet e shkuara ta përmirësojmë edhe më tej. ! Per keto pike ka te drejte.... biles shume.... Por kure lete shtei shteti dhe vetem shteti ! sikur e tepron.... se shteti ai shtet qe ti e permend nuk eshte ne gjendje te Arestoje nje kryekriminel si penecilinen me shume te tjere ! qe zhveshen secilin shqiptare nga pasurite qe kishn me Firmat piramidale, plus shkaterimit e gjithe shqiperise ne keto 35 vite.... ku eshte shteti - Drejtesia - qe thua shteti shteti ! Kure duhet perdorur fjalia shtet, duhen shume gjera te permiresohen...sidomos Arestimi i krimineleve qe dogjen dhe shkateruan shqiperine...

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rakia te prish

                    Pasqyre e shtetit jane policia, bashkite, IMT qe kane lidhje direkt me shqetesimet e pronareve lidhur me pronat. Edhe shendetesia eshte mjaft e rendesishme pee popullaten e thjeshte sepse jane te pamundur per tu mjekuar jashte. Zoti K/m a kemi ndonje informacion ne se ka ne spitalet tona gjak qofte pozitiv, edhe grup zero? Mendoj se gjendja ne spitale nuk eshte e pranueshme. Pergjigjia e pare nga personali, eshte jo nuk kemi. Normale eshte per nje qytetar qe ka kontribuar gjithe jeten ne vendin e vet dhe te mos kete mundesi te kurrohet per shkak te mjngeses se gjakut grupi zero? Tjeter problem qe haset dhe eshte gangrene eshte ceshtja e pronave. Qytetaret as nuk jane kompesuar, as nuk u eshte kthyer prona. Por me e keqja eshte se po zaptohen trojet qe jane ne kompesim. Ne se eshte per tu zene troja nga zaptuesit qe bejne ndertim pa leje duke shkelur ligjin atehere te ndertoje pronari I saj dhe jo ai qe nuk pyet a ka shtet. Te derguarit tuaj ne qarte nderhyjne ne bashki, ne polici, ne I M T per te legalization keto ndertime. Ata te meren me punet e partise, e jo tju flet rakia neper tavolina. Nuk eshte korrektesi kur I derguari I partise ne pushtet mbron shkelesin e ligjit. Keto shkelje kane ndodhur kudo ne veri te vendit, por me e theksuar eshte ne Diber, ne Shkoder, ne Kukes etj. Prioritetet e qytetareve duhet te jene primare. Kadastrat jane kthyer nga mbrojtes, ne zot te pronave te qytetareve, duke pervetesuar pronen qe nuk eshte e tij. Kjo nuk vjen era shtet, por anarshi. Pronaret jane krejt te pambrojtur. Rrofte ligji qe po shkelet me te dy kembet nga perfaqesuesit e shtetit ne ne dem te interesat e qytetareve pronar. Pa u zgjidhur problemi I pronave, nuk ka europe, sado qe e duam.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bobi

                      Shteti duket që nga pika doganore, si fillim. Kur ti hyn në Shqipëri me pasaportë shqiptare të trajtojnë me keq se në Serbi. Tregon pasaportë Amerikane ose Gjermane herën tjetër dhe e qepin gojën mirë se mos ju dal ndonjë budallallëk nga goja. Pastaj tek autostradat që janë të çuditshme dhe jashtë çdo normë europiane. Shifeni sesi Shqiperia ka vetëm dy rrugë në rrjetin e autostradave "E". Trajtohet policia rrugore si kusare për të vjellur të ardhura për arkën tonë të stervjedhur nga ju. Vijmë tek arsimi dhe tek shëndetësia. Cili arsim? Shihni sesi është katandisur situata. Tallnim Saliun që bënte tornitorët mësues fizike, po ja që ka dhe me keq. Bëhen profesoresha ca tipa si Zegjineja që nuk dinë të lexojnë një rresht në libër! Në dhjet fjalë, vetëm 2 i thonë saktë. Dhe sa për shëndetësinë, para një viti një i afërm më dha një kuti bosh ilaçesh që t'i blija nga jashtë se nuk gjendeshin në farmaci. Dhe kishte një arsye pse nuk gjendeshin: spitali ku kishte shkuar i kishte dhënë një ilaç që kishte skaduar që nga 2010, por mjeshtrat e importit kishin vënë një ngjitëse sipër datës të gdhendur në kuti me vitin 2030! Kur vajta tek doktori jashtë shtetit më tha që ky ilaç është hequr nga tregu qe nga viti 2008!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje