Qeveria po tenton të ndryshojë rrënjësisht modelin duke u përpjekur t’i kthejë asetet kulturore dhe historike nga monumente që thjesht konsumojnë para nga buxheti i shtetit, në kontribues reale te rritjes. Sipas dokumentit të ri të Strategjisë Kombëtare të Kulturës, të hedhur për konsultim publik, qeveria po planifikon një reformë për të nxjerrë përfitime maksimale financiare nga ky sektor. Synimi kryesor i shpallur zyrtarisht në dokument është “kthimi i sektorit kulturor në një lojtar aktiv në zhvillimin ekonomik të vendit”.
Dokumenti pranon se sistemi i vjetër ka pasur probleme të mëdha me menaxhimin dhe vonesat administrative. Për të zgjidhur këtë ngërç, strategjia e re udhëhiqet nga parimi për të pasur “më pak burokraci dhe që kultura të jetë një gjenerues real ekonomik”. Ky ndryshim pritet të çlirojë projektet e bllokuara dhe të tërheqë më shumë kapital në pikat historike të vendit.
Për të përfituar nga bumi turistik që po kalon Shqipëria, qeveria dëshiron të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Në vend që të financohen aktivitete pa kthim financiar, strategjia kërkon shprehimisht “riformatimi i ngjarjeve që konsumojnë buxhete të mëdha, por kanë ndikim të kufizuar afatgjatë”. Synimi është që fondet publike të shkojnë për asete që sjellin vlerë të qëndrueshme.
Një vëmendje tjetër i kushtohet teknologjisë dhe fushave moderne përmes pikës që strategjia e emërton si “zhvillimi i tregjeve kulturore dhe industrive kreative”. Përmes reformave të reja, si ligji për kinematografinë dhe sektorin audioviziv, Shqipëria synon të tërheqë investime të huaja direkte, duke u kthyer në një qendër rajonale për produksionet e huaja të filmave që sjellin kapital në vend.
Në aspektin e financimit, shteti nuk do të jetë më i vetmi që paguan për artin. Përmes krijimit të një mekanizmi të ri financiar, të cilin dokumenti e zyrtarizon si “krijimi i Fondit Kombëtar për Artin”, synohet që paratë e shtetit të shërbejnë vetëm si nxitës, ndërsa pjesa tjetër e fondeve të vijë nga biznesi privat dhe donatorët.
Në fund, strategjia synon atë që në tekst quhet “zhvillimi i audiencave të reja përmes integrimit të programeve kulturore në sistemin parauniversitar”. Nga pikëpamja ekonomike, ky është një investim direkt tek kapitali njerëzor. Duke i afruar të rinjtë me artin që në shkollë, qeveria kërkon të krijojë një treg të brendshëm që blen bileta dhe konsumon produkte kulturore, duke e shkëputur industrinë nga varësia totale ndaj granteve të shtetit
Asetet kulturore.Debil katolik., ndērtoj xhamin e Namazgjas ngjitur me parlamentin, nē njē kohē qē BE i ka xhamit pa minare, ne po i bējm me nga 4.Ne s'kishim nevoj pēr Turqin kur s'ishim nē NATO, jo mē rani qē jemi nē prag tē antarsimit nē BE.Nuk i mjaftonte popullit tonē nofka e mafiozit dhe budallait por duhet tē mbartim mbi supe dhe atē tē terroristit islamik, ku femrat jan tē mbuluara.Mungesa prostitucionit, absenca shtēpive publike ( ku dhe nē kohēn e Zogut ekzistonin), falja 5 her nē ditē te tē gjith mosgat dhe shum fēmij shkojn nē shkoll me ramazan, bēn tē kuptojm qē Rama nuk e toleron nga vota por ēshtē bērē si ta.
Po pra ........Fondit Kombëtar për Artin”,vazhdoni e shpikni menyra per ti bere leket e Shqiptareve Rrush e Kumbulla,Po zaten keshtu eshte Kur e ke udheheqsin artist,Mendon se zhvillimi vjen vetem permes Artit,Sidomos Tani qe vera Po vjen dhe turma do aheng.Po te Kishim nje Kryeminister Ekonomist te Studiuar fjala bie ne Oxford ose Ne Harvard ,do te Krijonim Fondin Sovran Shqiptar qe leket e Shqiptareve nuk do ti conte per Aheng por ne projekte ekonomike reale qe mund te transformonin ekonomikisht dhe vendin dhe pasuronin Shqiptaret