Kush ia bleu 15 mln euro Agron Shehajt vilën që vetëm 4 vite më herët kishte paguar 2.9 mln €?! Deputeti zero transparancë! Paralajmërohet padi në SPAK

16 Korrik 2026, 16:40Politika TEMA
Kush ia bleu 15 mln euro Agron Shehajt vilën që vetëm 4 vite

Kur kanë kaluar disa ditë prej publikimit për herë të parë të deklaratës së Agron Shehajt, ku veçohet shitja e një ndërtesë vetëm 251 m2 për shifrën e jashtëzakonshme prej 15 milionë euro, kreu i Partisë Mundësia ende nuk ka bërë as transparencën më minimale.

Përkundrazi një ditë më parë Shehaj në tentativë për të justifikuar çmimin në një postim në Facebook e rriti sipërfaqen e vilës duke çuar te 500 metra katrorë, një përpjekje për të justifikuar çmimin e shitjes marramendëse 5-fish më shumë se sa e kishte blerë vetëm 4 vite më herët.

Për vilën e ‘artë’ 15 milionë euroshe, përveçse një shifre fiktive sipërfaqeje dhe një vendndodhje në Itali, Agron Shehaj nuk ka thënë asgjë. Mbi të gjitha Shehaj ende nuk ka treguar kujt ia bleu pasurinë e paluajtshme 2.9 milionë euro në vitin 2021, me shifra normale për një treg në “Forte dei Marmi”, dhe kujt ia shiti të njëjtën ndërtesë+truall mbi 5-fshi më shumë, plot 15 milionë euro. Publikimi i kontratave të shitblerjes, detajet dhe personat e përfshirë aty do të mund ta sqaronin më mirë situatën. Është e domosdoshme transparenca se çfarë lidhje ka Agron Shehaj, sidomos me blerësin e shtatorit 2025, që pagoi 15 milionë euro për 251 m2 pasuri të paluajtshme, me një çmim të paparë ndonjëherë në Itali prej 60.000 eurosh për metër katror.

Herët a vonë, kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, do të duhet t’i sqarojë këto transaksione, në një kohë kur edhe nga Kuvendi i Shqipërisë u paralajmërua një kallzim ndaj tij.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se tashmë ka gati një dosje, për atë që ai e quajti një skemë pastrimi parash.

“Po zbardhet e gjithë skema e pastrimit të parave të Agron Shehajt, rast unik në botë që brenda 4 vitesh pesëfishon vlerën e një prone nga 2.9 mln euro në 15 mln euro. Do të vijë Gonia këtu, ia kam bërë gati dosjen.
Po nga seanca plenare më vonë Balla foli edhe për manipulim pronash në Vlorë nga ana e Agron Shehajt.

“Agron Shehaj, së bashku me familljarët e tjerë, përfshirë njërin që e ka pasur drejtor të Kadastrës së Vlorës, janë ndër personat më të përfshirë. Po e shihja në Google Earth tokën e Gones, eh mirë mirë, do të qeshë gjithë Shqipëria! Kur çova babain e Gones, Gonen nuk e kam asgjë”
Shitja 15 milionë euro e vetëm 251 metrave katrorë ndërtesë dhe truall, duket edhe më paradoksale kur në të njëjtat deklarata pasurie, vetë Agron Shehaj jep shifra shumë herë më normale për pasuri të tjera të paluajtshme në Itali, të cilat këtë herë i ka blerë dhe jo shitur. Për shembull, një pasuri të ngjashme, pra truall + ndërtesë, por këtë herë 2000 metra katrorë, pra 8 herë më e madhe se ajo që ka shitur, Shehaj deklaron se e ka blerë 2 milionë euro, pra 7 herë e gjysmë më pak.

Vetëm në vitin 2021 Shehaj deklaron se ka blerë plot 10 pasuri të paluajtshme, me vlerë 11.7 milionë euro të gjitha. Disa prej të njëjtave pasuri deklaron se i ka shitur 2 apo 4 vite më vonë, me çmime më të larta./Shqiptarja.com

3 Komente

  1. S
    Sokol, NY

    Keto transaksione kane ndodhur ne Itali, me dokumente. Nese dikush paska kaq kuriozitet, pse nuk pyesin Guardia di Finanza atehere?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Ky eshte ai miu i haleve qe kerkon te behet kryeminister…….ketij zuzari qe klith si kurve ne parlament ti hapen letrat nga SPAK ti hiqet mandati dhe ta rrasin ne burg te pakten 30 vjet

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ku eshte SPAK uuuuuuu

        Dua ti shohe te gjithe te pasur me vila , pasuria vendoset me pune , nuk po thème me pune fizike si ndertim bujqesi... vjen pak si era mute kjo histori , femija i nje rrefugjat nga katundet e Vlores behet miliarder ......si ka mundesi . Ardhja e tije ne Shqiperi, dhe futja ne politike tregone hapur qe ai nuk eshte pasuruar ne menyre te ndereshme........ Une si i larguar prej 35 vitesh dhe jo ne Itali , ( pasi Italia nuk mbane dot shtetasist e vehte qe emigrone çdo dite ) me duket kjo histori e Gones si nje histori Babale...... Kam nje shoke qe ka 5 restaurant , prindi i tije doktor , vllai doktor , nena commerçant te gjithe se bashku kane nje pasuri diku te 10 milione....ndersa Gone pulangrensi rrefugjat me prinder analfabet doli miliarder. Nuk jam aspak xheloze por kur lexova pasurit e Gones u habita

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje