“U fshehët si struci”/ Bido-Kaprit dhe Muçit: Për Kosovën bëni populizëm, kur dënohej gjenocidi grek në Çamëri munguat (VIDEO)

16 Korrik 2026, 11:15Politika TEMA
“U fshehët si struci”/ Bido-Kaprit dhe Muçit: Për

Deputeti socialist Ardit Bido u përfshi në një përplase në Kuvend me dy deputetët opozitarë Erald Kapri dhe Redi Muçi. Këta dy të fundit e akuzuan mazhorancën se po heshtin ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik të Kosovës, madje kryeministrin Rama e krahasuan me diktatorin Enver Hoxha. Por Bido, iu kujtoi opozitarëve se Rama i ka kërkuar presidentit Aleksandër Vuçiç në mes të Beogradit që Republika e pavarur e Kosovës të njihet si realitet. Bido e quajti partinë e Muçit, lëvizje antikombëtare, duke iu kujtuar dy partive të vogla se kur PS e PD dënonin gjenocidin grek në Çamëri, partizat e vogla zgjodhën të mungojnë.

Ardit Bido: Më vjen keq që në këtë sallë të nderuar të kuvendit ne dëgjojmë popullzimin që në fakt na vjen nga thirrjet revolucionare që kanë prodhuar vetëm gjak në histori. Popullzimi ekstrem që tenton të zhbëjë edhe historinë. Enver Hoxha kur shkoi në Beograd nuk foli për Kosovën. Diskutoi atë që ishte plani i kohës për Jugosllavinë e madhe që do përfshinte Bullgarinë dhe Shqipërinë. Sot Shqipëria, një republikë e pavarur ka kërkuar përmes Ramës në Beograd që Kosova një republikë e pavarur të njihet si realitet. Populizmi përkundrejt fateve. Dëgjuam përfaqësuesit e një lëvizje që për mua është në kufijtë e antikombëtares, të na fliste për Kosovën duke reaguar me orë të tëra vonesë, pasi kishin reaguar jo vetëm ministria e jashtme por edhe shumica e grupit parlamentar. Por kur vjen momenti për ta kthyer në fakt ata mungojnë. Spastrimi etnik është i papranueshëm në çdo rast, kur vjen fjala për spastrimin etnik në Çamëri që ky shtet e njeh si ditë gjenocidi. Partizat e vogla munguan, ku ishin përfaqësues me shumicë të PS dhe opozitës zyrtare. Ato zgjodhën që në ditën që dënohej gjenocidi dhe spastrimi etnik, të fshihen si struci e të zhduken. Partizat e popullzimit kanë zgjedhur vetëm fjalën kur iu intereson dhe me veprime për kanë treguar se janë thjeshtë antishqiptarë.

Erald Kapri: Deklarimet janë në kufijtë e pabesueshmes. Deputeti ka fyer protestën duke thënë që rinia po udhëhiqet nga njerëz të Belerit. Nuk e pashë të reagojë kur doli me deputetët e PS në Strasburg, i nxjerrë me krenari edhe nga kryeministri. Madje socialistët votonin edhe amendamente te propozuara nga Beleri. Dhe na quajnë këta ne antikombëtar. Votojnë me Belerin në Strasburg dhe akuzojnë shqiptarët se sillen vërdallë nga Beleri. Kurrë s’kam parë nga Ruçi apo nga Balla, që të dalë të thotë që PS do të dalë dhe të shtypë. Nuk e di se si një deputet që pretendon të jetë në radhët e të rinjve të flasë me gjuhë dhune. Mbani gjuhën se e dimë se çfarë trashëgimie të dhunshme keni.

5 Komente

  1. U
    Uuuu kone i Gones

    Kapriiiii mer ilaçet se do behesh keq.... Shko te doktori nuk e them per humore...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shiteni gjithe shqiperine

      Patjeter qe te jeni te lire te shisni miliona kilometra katrore aktorit te Osmanit, turqeve te tjere dhe hebrenjve.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Ms-f

      Ardit, kujdes. Ke shkelur greket ne kallo dhe ata nuk te falin. Do te te shfaqen si patriote, ambientaliste, gazetare, antikomusiste, filozofe dhe kur te kene hedhur ter vrerin e internetit e te mos u ngelet gje tjeter, do te nxjerrin thikat sic kane bere me gjithe shqiptaret e vertete.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klimax

        Këtij i ka ngelur ora në vitin 1944!!!! Nuk e kupton se sa ujra janë derdhur që nga ajo kohë?!!! Dhe të mendosh që mbas një izolimi të gjatë, njerëzit nga të dyja anët e kufirit sot lëvizin lirshëm, jetojnë, punojnë, bashkëpunojnë, studiojnë në një harmoni e miqësi si asnjëherë më parë! Ky vazhdon e nxjerrë vrerin nga goja e tij e qelbur!!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poshtë esadismi Edvinist në PS!

          Ripjellësit njësoj sharlatanë dhe antishqiptarë si motërqirët esadisto berishiste. Instrumentalizojnë gjithçka; mbrojtjen, ushtrinë, çështjen e shqiptarëve etnikë të Greqisë, Çamërinë, Kosovën, industrinë ushtarake, drejtësinë, për të spastruar etnikisht vendin, për të shfarosur bazat e mbetura, për të thelluar humnerën e borxhit, për të varrosur Çamët dhe për të ngritur bejlerizmin dhe vorioepirin në çdo televizion të shtetit që drejtojnë, për të shfarosur asetet strategjike si rafineritë, për të mbushur xhepat, për t'u sodomizuar nga greku dhe serbi, për t'a zhvatur dhe rrënuar Shqipërinë, risurset dhe aftësitë e saj vetmbrojtjese, për t'i shërbyer Asfalisë dhe UDBas, për të izoluar, sabotuar dhe margjinalizuar Kosovën.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje