PD bojkoton sërish Kuvendin, nis seanca plenare pa opozitën

16 Korrik 2026, 10:23Politika TEMA
PD bojkoton sërish Kuvendin, nis seanca plenare pa opozitën

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare, ku ashtu si herën e fundit, deputetët e Partisë Demokratike mungojnë.

Seanca nisi ashtu si zakonisht, me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi që prezantoi rendin e ditës.

Në këtë seancë janë parashikuar për diskutim dhe miratim disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, menaxhimin e kimikateve, akuakulturën dhe mbrojtjen e tokës bujqësore.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë marrëveshje ndërkombëtare, mes të cilave ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit teknik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe marrëveshja e huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila synon rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe zgjerimin e projektit me ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

 

1 Komente

  1. R
    Rrofte 1000 vjet mbreti Vlleh

    Bojkot sa te ikin jo Shqiptaret. Kane debuar 1 milione Shqiptare dhe kane cuar cmimin e shtepive sa New Yorku nga pastrimi i parave te pista nderkombetare, ne menyre qe mos te martohen Shqiptaret qe kane mbetur ketu.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje