“Gënjeshtar profesionist”/ Balla-Kaprit: S’kemi votuar asnjë amendament të Belerit! S’ka më keq se të bësh suflerin e Gones, ta kam gati dosjen (VIDEO)

16 Korrik 2026, 11:05Politika TEMA
“Gënjeshtar profesionist”/ Balla-Kaprit: S’kemi votuar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përplasur me deputetin Erald Kapri gjatë seancës plenare, duke e akuzuar për keqinformim lidhur me votimin e amendamenteve të propozuara nga eurodeputeti Fredi Beleri dhe për lidhje politike me Agron Shehajn.

Debati nisi pasi Kapri ngriti në Kuvend çështjen e deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik të Kosovës. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte heshtur ndaj deklaratës dhe e krahasoi qasjen e tij ndaj Kosovës me atë të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Kapri tha se Rama kishte ndjekur politika afrimi me Serbinë përmes nismës “Ballkani i Hapur” dhe pretendoi se heshtja e Tiranës zyrtare u jepte guxim zyrtarëve serbë të përdornin retorikë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Në përgjigje, Balla tha se reagimi i qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres serbe kishte qenë i menjëhershëm dhe akuzoi Kaprin se po përdorte çështjet kombëtare për debat politik.

Më tej, Balla iu rikthye pretendimit të Kaprit se përfaqësuesit socialistë kishin votuar në favor të amendamenteve të Fredi Belerit në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asocimit. Sipas tij, të shtatë përfaqësuesit e PS-së kishin votuar kundër të gjitha amendamenteve.

Pjesë nga debati:

Kapri: Rama s’ka qenë kryeministri i vetëm në Beograd. Ka qenë edhe Enver hoxha. Ashtu si Rama, edhe Enver Hoxha, hapi kufijtë me ish-Jugosllavinë, bënë Ballkan të hapur, bënë edhe njësi monedhe. Ashtu si Rama, edhe Hoxha heshte për Kosovën pavarësisht se çfarë ndodhte atje. Kryeministri i Kosovës Haradinaj ka thënë publikisht se Rama më ka kërkuar të pranojmë ndarjen e Kosovës. Sa për përrallat e çështjes kombëtarë ka fakte. Ballkani i hapur ishte projekti i Enver Hoxhës. Ku e gjen guximin ish-ministrja serbe që edhe pas 25 citesh të fyejë rëndë shqiptarët Kosovës, sepse e di që ka një aleat në Tiranë që hesht. Doni të na mbushni mendjen edhe më përralla kombëtare. Ky kuvend po mblidhet në kushte rrethimi, a thua se jemi në gjendje lufte. U ka ngelur të nxirrni vetëm ushtrinë, si ka mundësi të mohoni atë që po ndodh në bulevard. Atje është legjitimiteti. Ky kuvend e ka humbur tërësisht. Rama deklaroi në kos që është ligji më i mirë që kemi pasur dhe s’kemi ndërmend ta heqim, nuk kemi një krye antikombëtare, që flirton me Vuçiç, por ka dalë edhe kundër integrimit të Shqipërisë”

Balla: Deputeti parafolës, një gënjeshtar profesionist, sapo keqinformoi me dashje opinionin publik lidhur me procesin e votimit për rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit. 7 anëtarët e këtij komiteti, përfaqësues të PS kanë votuar për të gjitha amendamentet e propozuara nga Beleri kundër. Të gjitha kundër! Gënjeshtar! Grupi parlamentar i PD ka votuar për një pjesë të amendamenteve pro. Sa i përket votimit në fund të dokumentit integral, unë isha dakordësuar me bashkëkryetarin. Unë s’mund ta ndaloja dot një anëtar të PE të votonte pro. Ti ke marrë për model modelin më të keq. Nuk ka model më të keq në politikë sesa të vish këtu dhe të bësh suflerin e Gones. Ti, bashkë me atë personin tjetër që nuk është këtu sepse e nise karrierën politike me pagesë nga paratë e Gones, tani paguhesh me paratë e shqiptarëve si asistent i Gones, ky është ndryshimi. Edhe ti, ndërsa po zbardhet gjithë skema e parave të Agron Shehajt, rast unik në botë që brenda 4 vitesh pesëfishon vlerën e një prone. Do të vijë Gonia këtu, ia kam bërë gati dosjen. Nga paratë e vilës së Gones je paguar ti deri në shtator 2025

3 Komente

  1. P
    Peshku Kapri

    Kapri eshte peshku..... Ky njeri ka problème te theksuara psiqike . Shikojeni me kujdes te pjesa ku mbarone vetulla ky ka nje boule nje fryrje , simpthome e nje te semuri psiqik....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andrea

      Që Rama është aleat i serbëve dhe maqedonëve atë e di gjithë bota E ndali Merkel se Bota serbe -Open Balkan,tash do ishte realitet.Rama provoj edhe njëherë që bashkë me Serbinë të hynë në BE pa të drejta ….

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jepi matërial Berishës

        Rama një ditë para ministres Sërbe tha Ballkani i hapur do bëhej realitet po të mos ishin emrat e Vuçiçit r të Ramës Karma ju përplas në fytyrë një ditë më pasë Prandaj nuk po fletë Rama këto ditë dh ri si ai në shi me gjithë Vuçiçin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje