Konferenca e Kryetarëve, e drejtuar nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ka shqyrtuar kërkesën për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.
Pas diskutimeve mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare, u arrit mirëkuptimi që kërkesa të kalojë për votim në seancën plenare.
Gjatë mbledhjes u vendos gjithashtu që më 20 korrik 2026 të zhvillohet një seancë plenare për raportimin e institucioneve kushtetuese. Ndërkohë, në një nga seancat e mbetura të këtij sesioni parlamentar do të prezantohet edhe puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.
“Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, për shqyrtimin e kërkesës për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve arriti mirëkuptimin dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare.
Gjithashtu në Konferencën e Kryetarëve u vendos që në datën 20 Korrik 2026 të zhvillohet një seancë plenare për raportimin e institucioneve kushtetuese si dhe u vendos që në një nga seancat e mbetura të këtij sesioni parlamentar të raportohet puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.“, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Lini një Përgjigje