Mbahet festivali “Më ço në fshatin tënd” në Dropull

16 Korrik 2026, 11:18Kulturë TEMA
Mbahet festivali “Më ço në fshatin tënd”

Banorët e Dropullit përjetuan një mbrëmje mbresëlënëse, ku kultura, tradita e përkatësia ishin kryefjala e takimit festiv, “Më ço në fshatin tënd”.

Ky aktivitet, prej 3 vitesh është kthyer në një festë tradicionale të muzikës popullore dhe polifonisë, në qarkun e Gjirokastrës.

Eventi promovon traditat vendase, kostumet popullore dhe gatimet autentike. Përgjatë 3 edicioneve, festivali “Më ço në fshatin tënd”, ka mbledhur dhjetëra grupe folklorike në sheshin e Derviçanit.

Ky festival dedikuar valleve tradicionale e këngëve polifonike, u organizua nga Shoqata Kulturore “Dhropoli” me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit në bashkëpunim edhe me Bashkinë Dropull.

“Tradita, muzika dhe vallja bashkuan në edicionin e 3-të të Festivalit qindra banorë dhe vizitorë. Një festë e bukur e këngës polifonike dhe trashëgimisë sonë kulturore”, u shpreh ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Mbrëmja mblodhi në Derviçan grupe vallesh dhe polifonike vendase dhe nga Greqia.

Derviçani u mbush me muzikë, valle, traditë dhe buzëqeshje, duke mirëpritur qindra vizitorë nga Dropulli, Greqia dhe zona të tjera të Shqipërisë.

Në skenën e festivalit u ngjitën:

Shoqata Kulturore “DHROPOLI”
Grupi Polifonik i Dropullit të Sipërm “Kirades tou Selleiou”
Organizata Kulturore e Langadhasit “Migdonia” (Valle Trake)
Grupi i Valleve i Bashkisë Zitsa
Shoqata Kulturore “Pegasos” e Selanikut Perëndimor
Shoqata Kulturore e Grevenës “Pindos”
Grupi Polifonik i Derviçanit
Grupi Folklorik i Lakonisë
Shoqata Kulturore e Grave të Sarandës “Elpida”
Asambli Libohova
Organizata Kulturore e Langadhasit “Migdonia” (Valle të Ishujve)
Shoqata Kulturore e Kretanëve “Vrakoforoi” të Maqedonisë

A.K./TemA

Lini një Përgjigje