Me dy piktura, Akil Dashevci është prezantuar në ekspozitën Port Gallery, që është hap në Muzeun e Picassos në Barcelonë.
Nga Fondacioni Akili është bërë e ditur se dy veprat e Akilit janë prezantuar para publikut dhe janë vlerësuar nga kritikë të njohur të artit, ndërsa janë përshkruar dhe interpretuar nga kuratorët e organizimit PitturiAmo, duke marrë vëmendje të veçantë për cilësinë dhe mesazhin artistik.
“Me këtë rast, Akili u nderua edhe me certifikatën e pjesëmarrjes”, thuhet në njoftimin e fondacionit.
Ekspozita që është hapur më 10 korrik do të jetë e hapur deri më 17 korrik në Muzeun e Piccasos në Barcelonë ku pritet të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për artistët pjesëmarrës.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje