Gazetarja Desada Metaj ka reaguar pas debatit të ditëve të fundit për sulmet politike ndaj gazetarëve dhe aktivistëve të angazhuar në protestën antiqeveritare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo kritikoi atë që e cilësoi si një fushatë të tepruar mbrojtjeje nga organizatat jofitimprurëse dhe një pjesë e medias, duke argumentuar se persona të tjerë të goditur për pjesëmarrjen në protesta nuk kanë marrë të njëjtën vëmendje.
Sipas Metajt, kur një gazetar zgjedh të angazhohet njëkohësisht edhe si aktivist në një protestë kundër qeverisë, duhet të presë reagime dhe sulme politike nga përfaqësuesit e pushtetit.
“Kur dikush, qoftë ky dhe gazetar, angazhohet si aktivist në një protestë antiqeveritare, është e qartë dhe e sigurt që do sulmohet nga qeveria, ministra apo deputetë të mazhorancës”, shkruan ajo.
Metaj e cilësoi të tepruar dhe të pavend mobilizimin e organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të një figure të protestës. Ajo hodhi dyshime se reagimet e disa organizatave dhe mediave lidhen edhe me përpjekjen për të siguruar financime të reja gjatë vitit të ardhshëm.
Në përfundim, gazetarja solli si krahasim rastet e protestuesve të zakonshëm, të cilët mund të humbasin vendin e punës për shkak të angazhimit të tyre, por pa marrë reagimin e organizatave ndërkombëtare apo ambasadave.
“Imagjinoni dikë që del në protestë dhe i heqin bukën e gojës. Dhe për të cilin nuk flet as ambasada e Suedisë apo e Holandës”, shkruan Metaj.
Reagimi i plotë
Kur dikush, qoftë ky dhe gazetar angazhohet si aktivist në një protestë antiqeveritare është e qartë dhe e sigurt që do sulmohet nga qeveria, ministra apo deputetë të mazhorancës. Tani kjo fushata e avokatisë dhe mbrojtjes nga OJF-istë për një aktivist të thjeshtë të protestës, është pak e tepruar dhe e pavend. Kur të sulmojnë për një kauzë qytetare, janë këta të fundit që të dalin për zot dhe të japin forcë e vullnet për të vazhduar. Këto qarravitjet e OJF-ve të medias që financohen me miliona euro në vit janë një mënyrë e re se si të marrin ca fonde shtesë për 2026…
Imagjinoni dikush që del në protestë dhe i heqin bukën e gojës. Dhe për të cilin nuk flet as ambasada e Suedisë apo e Holandës.
O Desada. Tani po e mer vesh ti se ata qe organizojne dhe mbrojne protesten, nuk e bejne falas !!!???......... A e di ti se aty jane te pakten 80 drejtues shoqatash dhe OJF te cilet mbasi mbaron dita e protestes, ulen dhe montojne videot dhe fotot e tyre, ku e nxjerrin veten organizatore dhe ua dergojne shoqatave homolege ne Europe e bote si dhe ambasadsve te diss vendeve europiane te cilat financojne mbrojtjen e bythqireve dhe lezbikeve, apo te qenve dhe 100 lloje kafshesh. Pale ambientit lumenjve, brigjeve, gerxheve, budallenjve, te zgjuarve shume, te misrapjekesve, shitesve te kastravecave, e lloj lloj shoqatash e OJQisha nonen e tyne..... ....................................................................... Dhe shko nga Palasa , Dhermu, Himare, Borsh, Qeparo, Sarande, Ksamil dhe pyet per vilat e ndertuars se fundmi. Do te bindesh se nje drejtues shoqate apo OJF ( organizate Jo Fitimpturese) ka bere nga dy apo tre vila ne kete bregdet...... Sa me shume te zgjase protests aq me shume mundesi per te FITUAR ka nje kryetsr i organizated Jo Fitimpturese...... Hani mut ju, hani!