Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar projektligjin e qeverisë për mbrojtjen e tokës bujqësore, duke paralajmëruar se ndryshimet e propozuara hapin rrugën për përdorimin e saj për parqe fotovoltaike dhe eolike, pa kritere të qarta dhe pa garanci për mbrojtjen e interesit publik.
Sipas Tabakut, ndërsa sektori i bujqësisë ndodhet në një prej periudhave më të vështira, qeveria nuk po merr masa për të mbështetur fermerët, por po ndryshon ligjet për t’i shërbyer interesave të klientëve të saj.
“Bujqësia është në koma, ndërkohë që qeveria po miraton një ligj që lejon përdorimin e tokës bujqësore edhe për parqe eolike dhe fotovoltaike. Edhe ajo pak tokë bujqësore që ka mbetur po vihet në dispozicion pa kritere, pa parime dhe pa rregulla të qarta”, u shpreh Tabaku.
Deputetja demokrate kundërshtoi gjithashtu përdorimin e procesit të integrimit europian si justifikim për këto ndryshime. Ajo theksoi se integrimi duhet të shërbejë për mbrojtjen e tokës bujqësore, zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e sektorit, jo për të legjitimuar interesa të caktuara ekonomike.
“Sigurisht që bujqësia, mbrojtja e mjedisit dhe e tokës lidhen me procesin e integrimit. Por ky nuk është rasti. Integrimi po përdoret si justifikim për interesat e radhës”, deklaroi Tabaku.
Ajo ngriti dyshime se pas ndryshimeve ligjore mund të qëndrojnë kërkesa konkrete për investime në parqe energjetike, të cilat, sipas saj, publiku mund t’i mësojë vetëm pasi vendimet të jenë marrë.
Tabaku solli në vëmendje rënien e vazhdueshme të peshës së bujqësisë në ekonomi, mungesën e fondeve të IPARD-it dhe vështirësitë e fermerëve shqiptarë për të eksportuar prodhimet e tyre.
“Bujqësia ka rënë nga rreth 20% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 15% dhe po shkon drejt 14%. Fondet e IPARD-it i mungojnë sektorit, ndërsa zhvlerësimi i euros i ka bërë produktet shqiptare më pak konkurruese dhe i ka vendosur fermerët në kushtet e mbijetesës”, tha ajo.
Në vend që të ndërhyjë për uljen e kostove, mbështetjen e prodhimit vendas dhe lehtësimin e çmimeve për familjet shqiptare, sipas Tabakut, qeveria po ndërmerr ndryshime ligjore që favorizojnë një rreth të ngushtë përfituesish.
“Qeveria nuk merr masa për fermerin, për produktin shqiptar apo për uljen e çmimeve në tryezat e familjeve. Ajo merr masa për klientët e radhës, duke ndryshuar ligjet sa herë ndryshojnë interesat”, deklaroi Tabaku.
Deputetja e PD-së theksoi se nuk ekziston asnjë kërkesë e Bashkimit Europian për shitjen apo tjetërsimin e tokës bujqësore, duke e cilësuar këtë si një tjetër përpjekje për ta kthyer Parlamentin në noter të interesave private.
“Nuk ka asnjë kërkesë nga Bashkimi Europian për këtë. Është vetëm kërkesa e klientit të radhës. Këtë sistem duhet të ndryshojmë: Parlamentin si noter të ligjeve të bizneseve”, përfundoi Tabaku.
Me ne fund e kapi macja nje lepur! Por prape... e di vete ti!!!!
Kane marre mesim nga non-grada o kercimtare! E mban mend kur non-grada sakrifikoj kompleksin Partizani per dhendrrin ze holle qe te ndertonte pallate? Pa harruar jetet e sakrifikura ne Gerdec per sy peshkaqenin. Ah moj tabake, sa bukur kerceje per non-graden. Ik moj zhagrravine se jeni te gjthe te dhjere dhe te neveritshem!
Ku e di ti per kete, ti nuk ishe ne parlament qe.ta ngrije zerin, ishe duke u qire ne ndonje motel.Vetem ti nuk ke te drejte morale te flasesh.Je antishqiptare .
Llaxore pa bythe te shifja me vemendje te madhe qe here i lepiheshe non grates….nje here i hapje kofshet….nje here i nxjerrje gjuhet duke ja perdredhe si gjarperi por pavarsisht me keta veprime qe kerkon ti rrembesh vemendjen e ke dhjere se ata bythe te shtrembra nuk e hedhen vallen si duhet. Llaxore je karte e djegur qurret asnje nuk ti hedhe me
Rilindja i ka hequr vizen Shqiptareve me kohe. Sic na perzuri tani do te sjelle popuj te tjere. Dhe me te drejte, shumica e tyre s jane Shqiptare fare.