Matura Shtetërore 2026, Kumbaro: Zero tolerancë për shkeljet. Maturantët do përjashtohen nëse shkelin rregullat

29 Maj 2026, 14:10Sociale TEMA
Matura Shtetërore 2026, Kumbaro: Zero tolerancë për shkeljet.

Përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore 2026 janë në fazën përfundimtare. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se janë përgatitur modele online të testimit të maturës në të gjitha shkollat e vendit, ndërsa procesi i provimeve do të zhvillohet në 114 qendra dhe do të monitorohet nga 170 mbikëqyrës.

Sipas saj, këtë vit do të ketë ashpërsim të rregullave dhe masa më të forta ndëshkimore për shkeljet gjatë provimeve.

“Kemi bërë modele online për testin e maturës në të gjitha shkollat e vendit. Janë 114 qendra provimi të maturës në të gjithë vendin janë 170 monitorues. Asnjë tolerancë në zbatimin e rregullores të maturës shtetërore, ka një ashpërsim të rregullave dhe masave ndëshkimore dhe sanksionet do të jene si për administratorët që nuk do kryejnë mirë punën ashtu edhe ndonjë nxënës që do i shmanget rregullores. Çdo thyerje rregulli nga maturantët do të sjelli përjashtimin e nxënësit nga procesi i provimit të maturës dhe këtë duhet ta ketë parasysh gjithkush që të mos ndërmarr hapa të pamenduar”, tha Kumbaro.

Ajo shtoi se sistemi i monitorimit dhe organizimit të provimeve është përforcuar me qëllim garantimin e një procesi të rregullt, transparent dhe të besueshëm në të gjithë vendin.

3 Komente

  1. N
    Nastradini

    Hajdute profesioniste, pika e vockel !

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirela Ku(rv)mbaro

      Mos ma vini re se sapo bera terapine transgjinore falas, dhe nje transplant te klitorisit. E zvendesova me nje penis me te meta mendore...

      Përgjigjjuni
      1. k
        kot

        Pse kapeni me gjera te vogla? Lerini njerezit te bejne si te duan, te kthehen nga burre ne grua e pastaj prape ne burre... Choose your battles, ka gjera me te rendesishme me te cilat duhet te merremi si shoqeri...keto tema si terapia e siperpermendur kane funksionin e "krijimit te tymit".

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje