“Trump mendon se është luftë idiote”, amerikanët flasin me rusët dhe ukrainasit: Ide të reja për paqen

23 Korrik 2026, 15:35Bota TEMA
“Trump mendon se është luftë idiote”,

Për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës duhen ide të reja. Është ky rezultati i një raundi diplomatik të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara. Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pas takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, në Filipine, nuk zbuloi shumë detaje nga biseda gjysmë orëshe, por konfirmoi se SHBA-të do të vazhdojnë që të luajnë një rol konstruktiv për t’i dhënë “luftës së pakuptimtë”.

“Ai (Presidenti i SHBA-së Donald Trump) mendon se është një luftë idiote. Ai mendon se është një luftë e pakuptimtë. Dhe nëse mund të luajmë një rol në përfundimin e saj, do të përdorim fuqinë dhe ndikimin e Shteteve të Bashkuara për ta bërë këtë. Dhe jemi të përgatitur ta bëjmë këtë nëse paraqitet mundësia, dhe shpresoj që të ndodhë. Kjo është ajo që u kemi komunikuar vazhdimisht të dyja palëve”, tha Rubio. 

Kryediplomati amerikan refuzoi kërkesën e Rusisë për të ndërprerë furnizimin me armë të Ukrainës, duke nënvizuar se gjithçka bëhet përmes një iniciative që kalon nga NATO.

“Në dëshirojmë një marrëveshje për paqe dhe që kjo luftë të marrë fund. Jemi gati të luajmë çfarëdo lloj roli pozitiv për t’i dhënë fund luftës. Për ta arritur këtë duhet që si Rusia, ashtu edhe Ukraina të merren vesh”, vijoi Rubio. 

Rusia shprehet jo optimiste për një zgjidhje apo marrëveshje paqeje me Ukrainën pas bisedimeve Rubio-Lavrov.

“Ne vazhdojmë dialogun me amerikanët”, nënvizoi zëdhënësi i Kremlinit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po shqyrton një vizitë në Uashington javën e ardhshme për të marrë pjesë në funeralin e senatorit amerikan Lindsey Graham. Udhëtimi do të përfshijë gjithashtu bisedime dypalëshe me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, raportojnë mediat, duke cituar burime diplomatike. Kjo vjen pasi Zelensky zhvilloi bisedime me të dërguarit e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner.

“Ishte një bisedë pozitive dhe e rëndësishme rreth mënyrës së rigjallërimit të diplomacisë dhe afrimit të paqes”, shkroi Presidenti ukrainas në X. 

Lini një Përgjigje