20 vite më parë vrau gruan, ICE arreston shqiptarin në SHBA sapo del nga burgu: Do ta dëbojmë

23 Korrik 2026, 15:45Kronika TEMA
20 vite më parë vrau gruan, ICE arreston shqiptarin në SHBA sapo

Agjencia Amerikane për Emigracionin dhe Doganat, ICE, ka arrestuar një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim deportimin e tij.

Gjin Kolbucaj sapo kishte dalë nga burgu ku vuajti një dënim me 20 vite për vrasjen e bashkëshortes së tij Lulja Kolbucaj 20 vite më parë në Miçigan. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2006. Çifti kishin edhe dy fëmijë, shtetas amerikanë, djalin 9 vjeç dhe vajzën 11-vjeçare.

“ICE Detroit e arrestoi pas lirimin nga Burgu Richard A. Handlon Correctional Facility në Ionia dhe do të nisë procedurat e dëbimit”, thuhet në njoftimin e ICE.

Në raportimet e mediave amerikane për ngjarjen thuhet se Kolbucaj kishte një histori dhunimi ndaj bashkëshortes. Nga dokumentet e Gjykatës del se menjëherë pasi vrau gruan e tij, më 31 mars 2006, Kolbucaj qëlloi dy herë veten në kraharor, por mbijetoi. Ai tentoi edhe një herë tjetër të vriste veten në burg.

Dy vjet pas ngjarjes ai mori dënimin përfundimtar me 18 vite. 

Lini një Përgjigje