Sulmet iraniane ndaj objekteve të CIA, SHBA pretendon për përfshirje ruse

23 Korrik 2026, 08:25Bota TEMA
Sulmet iraniane ndaj objekteve të CIA, SHBA pretendon për

Shërbimet amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia e ka ndihmuar Teheranin në kryerjen e sulmeve ndaj objekteve të CIA-s, kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters katër burime amerikane.

Të paktën dy objekte të CIA-s në Lindjen e Mesme u goditën nga sulme me dronë iranianë në muajin mars. Sipas burimeve, të cilat folën në kushte anonimiteti, zyrtarët amerikanë ende nuk kanë arritur në përfundime përfundimtare lidhur me përfshirjen e mundshme të Rusisë.

Megjithatë, efikasiteti dhe saktësia e sulmeve mund të jenë tregues se Irani ka marrë nga Rusia të dhëna për shënjestrimin ose teknologji të avancuar për dronë. Sipas raportimeve, një stacion i CIA-s i vendosur në ambasadën amerikane në Riad të Arabisë Saudite, si dhe një objekt tjetër në lindje të Irakut, u goditën gjatë këtyre sulmeve.

Disa nga burimet i thanë Reuters se janë goditur edhe objekte të tjera të CIA-s, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Duke dëshmuar dje para një komisioni të Senatit amerikan në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, la të kuptohet se Rusia po ndihmon operacionet ushtarake të Iranit.

I pyetur nëse Rusia dhe Kina po e ndihmojnë Iranin, Hegseth u përgjigj: “Ka mënyra në të cilat të dyja këto vende, në nivele të ndryshme, po mundësojnë atë që Irani po bën, po”.

1 Komente

  1. K
    Klimax

    Sigurisht që janë ndihmuar e po ndihmohen nga Rusia e Kina! Shërbimet e inteligjencës amerikane e dinë fare mirë këtë gjë, por nuk mund të bëjnë dot asgjë. Si kundër përgjigje amerikanët kërkojnë të bombardojnë një vend në Afrikë ku Rusia kërkon të shtojë influencën e saj duke dërguar atje ushtarë lego. Bëhet fjalë për në Mali ku terrorizmi islamik po fuqizohet rrezikshëm.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje