Modeli i lidhur me Jeffrey Epsteinin gjendet i vdekur në periferi të Parisit

22 Korrik 2026, 22:05Bota TEMA
Modeli i lidhur me Jeffrey Epsteinin gjendet i vdekur në periferi të

Një model i lidhur me financierin e ndjerë dhe të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Francë. Daniel Siad, 69 vjeç, u gjet i pajetë të hënën në Colombes, një periferi në veriperëndim të Parisit, konfirmoi Zyra e Prokurorit të Nanterre për BBC.

“Një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes u hap të hënën në mbrëmje, pas zbulimit të trupit,” tha prokuroria, duke shtuar se do të kryhet edhe autopsia. Emri i Siad përmendet mijëra herë në dosjet e Jeffrey Epstein të publikuara nga qeveria amerikane. Ai kishte mohuar më herët se kishte dijeni për abuzimet dhe rrezikun që paraqiste Epstein.

Një nga viktimat e Epstein, e identifikuar me pseudonimin Anya, kishte deklaruar më parë për BBC se ishte pikërisht Daniel Siad ai që e kishte prezantuar me Epsteinin.

“Ishte një kurth i mirëfilltë”, tha ajo, duke e përshkruar Siadin si “në thelb një trafikant profesionist”.

Në një e-mail drejtuar Epsteinit, i publikuar në dosjet hetimore, Siad shkruante: “Në këtë aktivitet ndihem si peshkatar; ndonjëherë zë peshk shpejt, ndonjëherë nuk kap asgjë.”

Përpara publikimit të një hetimi të BBC-së mbi këtë çështje më 18 korrik, avokati i Siad kishte deklaruar se klienti i tij nuk ishte i disponueshëm për koment. Në një intervistë të fundit për CNN, Siad tha se nuk kishte dijeni që gratë po abuzoheshin nga Epstein.

“I besoja atij. Besoja se ishte një profesionist,” u shpreh ai.

Vetë Siad ishte nën hetim në Francë pas disa kallëzimeve, përfshirë akuza për përdhunim, ku denoncimi i parë ishte bërë në muajin shkurt. Ai i mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar për BFMTV në maj: “Nuk kam përdhunuar kurrë askënd në jetën time.”

Një ish-modele, e cila kishte dëshmuar para policisë në qershor si pjesë e hetimit ndaj Siad, i tha BBC-së se vdekja e tij mund të ketë marrë me vete informacione të rëndësishme për çështjen Epstein.

“Një hallkë e rëndësishme e zinxhirit sapo u zhduk, pa pasur mundësinë të rikuperohej informacioni që Daniel Siad mund të kishte dhënë, pasi ai nuk u mor kurrë në pyetje,” tha ajo.

“Shtë humbur shumë kohë dhe kjo është një tjetër mënyrë se si gjurmët zhduken. Shpresoj që të mos duhen edhe shtatë vjet të tjera për kontrollin e banesës së tij, megjithëse kam frikë se tashmë është tepër vonë.”

Anne-Claire Le Jeune, pjesë e grupit të avokatëve të organizatës Innocence en Danger, e cila kërkoi hapjen e një hetimi ndaj Epstein në Paris në vitin 2019, tha se viktimat u privuan nga mundësia për të marrë drejtësi.

“Klientet e mia gjetën forcën për të thyer një heshtje shumë të rëndë, duke pasur parasysh lidhjet e Daniel Siad me Jeffrey Epstein. Ato u përballën me çdo fazë të procedurave me një guxim të jashtëzakonshëm,” tha ajo.

“Është thellësisht për të ardhur keq që ritmi i ngadaltë i hetimit bëri që ai të vdiste përpara se të merrej në pyetje ose të vihej në paraburgim. Kjo ua mohoi viktimave një hap vendimtar në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë.”

3 Komente

  1. V
    Vrasje apo ?

    u "Vetevra"......??

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ariu

      Jo, e vran.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me mire i vdekur se nje rrezik i mundshem.

        Ky e tha troc ne nje video live ne nje bar te Marseilles " Une di shume . Mos u cuditni kur te degjoni lajmin e vdekjes time" . Ajo qe eshte per tu habitur eshte se si drejtesia Franceze nuk e mori kurre ne pyetje , panvaresisht se emri i tij dilte me mijra here ne dosjet e Epstijn. Duket sikur Francezet preferuan me mire vdekjen e tij se sa te nxjerrjen e emrave te kastes politike franceze te perlyer ne kete skanda.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje