Shfaqja "Vizita" do vihet në skenë në Teatrin Antik të Butrintit

4 Qershor 2026, 11:11Kulturë TEMA
Shfaqja "Vizita" do vihet në skenë në Teatrin Antik

Shfaqja teatrore “Vizita”, me regji nga Davide Iodice, do të vihet në skenë më 6 qershor në Teatrin Antik të Butrintit, në kuadër të Javës së Kulturës Italiane. E frymëzuar nga vepra e H.G. Ëells, drama e suksesshme e Teatrit “Migjeni” në bashkëpunim me atë të Sardenjës trajton tema si pranimi i tjetrit, paragjykimi dhe dashuria.

Aktorja Rita Gjeka e cilëson të veçantë interpretimin në një hapësirë si Butrinti dhe bën të ditur se kësaj here kastit i bashkohet edhe një aktor i ri.

Është një shfaqje si “vizita” që është magjike dhe ta bësh ne Butrint bëhet dyfish magji. Unë jam shumë krenare për këtë shfaqje e cila nuk besoj se ka për të mbaruar shumë shpejt. Trupa e teatrit “Migjeni” këtë herë është detyruar të bëj një zëvendësim me aktorin Kristian Halilaj”, u shpreh Gjeka.

Sipas Gjekës, sinqeriteti është një nga arsyet pse “Vizita” është pritur kaq mirë nga publiku kudo ku është shfaqur.

Shfaqja është shumë e ndjerë e cila kalon përtej shpirtrave të njerëzve”, tha ajo.

Premiera e “Vizitës” u dha në Teatrin “Migjeni” në vitin 2023, ndërsa shfaqja është vlerësuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. A.K./TemA

Lini një Përgjigje