Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:
Në edicionin e dytë të festivalit “Bukë dhe Zemër” (Bread & Heart), pikëtakimin e arkitekturës, kulturës dhe zhvillimit urban, për ceremoninë e promovimit të librit “A Private Glossary”, të autorëve Stefano Boeri dhe Amos Gitai, një vepër që ndërthur arkitekturën, kinemanë, kujtesën dhe reflektimin mbi botën bashkëkohore.
Libri është rezultat i një dialogu shumëvjeçar mes arkitektit italian Stefano Boeri dhe regjisorit e artistit izraelit Amos Gitai, duke sjellë në formën e një “fjalori personal” tema që lidhen me identitetin, qytetin, kujtesën, familjen, migrimin, kulturën dhe sfidat e kohës sonë. Përmes përvojave personale dhe profesionale të dy autorëve, vepra ofron një reflektim të thellë mbi marrëdhënien mes hapësirës, historisë dhe njeriut, duke e kthyer librin në një dialog unik mes arkitekturës dhe artit.
Në Bread & Heart morën pjesë edhe disa prej bashkëpunëtorëve tanë në projektet më të rëndësishme kulturore të vendit: Xaveer De Geyter (XDGA), i angazhuar në QKKF dhe Bibliotekën Kombëtare, si dhe drejt kualifikimit për Muzeun e Pavarësisë; Bjarke Ingels (BIG), për godinën e re të Teatrit Kombëtar; Toni Gironès, për Muzeun Arbëresh; Beat Huesler (Oppenheim Architecture), për Muzeun Besa; Stefano Boeri, për projektin e Amfiteatrit të Durrësit; Emre Arolat, për TID Elbasan; Casanova + Hernandez, për Muzeun Historik Kombëtar dhe Muzeun e Artit Islamik; Kimmel Eshkolot Architects, për Muzeun Hebraik; Johan Anrys (51N4E), autor i disa projekteve të institucioneve e sektorit kulturor, si dhe Ralph Appelbaum, i angazhuar në konceptimin muzeal të Muzeut Besa, Muzeut Hebraik dhe Piramidës. Prania e tyre në Tiranë konfirmon rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në realizimin e projekteve që po transformojnë peizazhin kulturor e turistik të Shqipërisë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje