300 të ftuar VIP dhe marrëveshje konfidencialiteti, çfarë raportojnë mediat e huaja për dasmën e Dua Lipës

4 Qershor 2026, 14:43Lifestyle TEMA
300 të ftuar VIP dhe marrëveshje konfidencialiteti, çfarë

Detaje të reja po dalin nga festimet e shumëpërfolura të Dua Lipës dhe Callum Turner në Siçili, të cilat sipas mediave ndërkombëtare pritet të zhvillohen nga 5 deri më 7 qershor mes Palermos dhe Bagherias.

Sipas raportimit të The Sun, organizatorët e eventit kanë marrë masa të rrepta për të ruajtur privatësinë e çiftit dhe të ftuarve të tyre. Media britanike shkruan se qindra banorëve dhe personave të përfshirë në organizim po u kërkohet të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti (NDA), me qëllim që të mos publikohen foto apo video nga festimet. 

Po sipas të njëjtit raportim, në event pritet të marrin pjesë rreth 300 të ftuar nga bota e muzikës, modës dhe kinemasë, ndërsa mes emrave që përfliten janë Elton John, Charli XCX, Olivia Dean dhe Mark Ronson. 

Page Six raporton se festimet do të zgjasin tri ditë dhe do të kenë si pikë kulmore Villa Valguarnera në Bagheria, një nga rezidencat historike më të njohura të Siçilisë. Sipas burimeve të medias amerikane, çifti ka rezervuar gjithashtu një hotel luksoz për të akomoduar të ftuarit në mënyrë private gjatë fundjavës festive. 

Ndërkohë, mediat italiane dhe britanike shkruajnë se programi i festimeve do të përfshijë evente në disa prej ambienteve më ikonike të Palermos, përfshirë Palazzo Gangi dhe Galleria d’Arte Moderna. 

Edhe pse as Dua Lipa dhe as Callum Turner nuk kanë komentuar publikisht mbi organizimin e festimeve, interesimi mediatik për ngjarjen vazhdon të jetë i madh, me shumë media që e cilësojnë atë si një nga eventet më të rëndësishme të showbiz-it europian këtë vit. 

Lini një Përgjigje