Në ankand, letra sekrete e Princeshës Diana që flet për William dhe Harry

4 Qershor 2026, 09:03Lifestyle TEMA
Në ankand, letra sekrete e Princeshës Diana që flet për

Princess Diana kishte shprehur dëshirën që djemtë e saj, Prince William dhe Prince Harry, të kishin një komunikim më të thellë dhe më të afërt mes tyre.

Media Page Six bëri të ditur se në nëntor të vitit 1995, Diana i kishte shkruar një letër dyfaqëshe një fansi të quajtur Michael Barratt, i cili i kishte dërguar një letër mbështetëse pas intervistës së saj të famshme në emisionin “Panorama” të BBC , letër e cila nuk ishte bërë më parë publike.

Letra, e cila po del në ankand nga shtëpia e ankandeve “Reeman Dansie”, tregon se Diana ishte prekur nga mesazhi i tij dhe vlerësonte fjalët për vetëdijen personale dhe përballimin e jetës.

Ish-Princesha e Uellsit shprehej gjithashtu se shpresonte që intervista e saj, ku kishte folur për shkatërrimin e martesës me Princin Charles për shkak të tradhtisë, do të ndihmonte gra të tjera që përballeshin me vështirësi të ngjashme.

Sipas letrës të nxjerrë tashmë në ankand, Diana kishte shkruar se dëshironte të shikonte përpara dhe t’u mësonte William dhe Harry-t rëndësinë e komunikimit në një nivel më të thellë.

“Me urimet e mia më të mira, sinqerisht, Diana”, ishin fjalët me të cilat ajo përfundonte letrën.

E shoqëruar me zarfin origjinal me shkrimin e saj të dorës, kjo letër vlerësohet të shitet nga 4,000 deri në 6,000 dollarë.

Princeshë Diana humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik në Paris në gusht të vitit 1997, në moshën 36-vjeçare, një ngjarje që tronditi mbarë botën.

Kujtimi i saj shpesh lidhet edhe me jetën dhe marrëdhëniet e djemve të saj, Prince William dhe Prince Harry, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes ndër vite.

Sot, marrëdhënia mes dy vëllezërve mbetet e tensionuar, sidomos pas vendimit të Harry-t dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe për t’u zhvendosur në Amerikën e Veriut.

Kjo lëvizje u pasua nga intervista dhe deklarata publike që sollën edhe më shumë debat brenda dhe jashtë familjes mbretërore, duke thelluar ndarjen mes tyre dhe duke mbajtur marrëdhënien e tyre në vëmendje të vazhdueshme mediatike.

 

Lini një Përgjigje