Samiti në Tivat - Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë të mirë në rrugën drejt BE

5 Qershor 2026, 14:00Politika TEMA
Samiti në Tivat - Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë shumë të mirë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në prag të fillimit të samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat.

“Edhe Mali i Zi dhe Shqipëria po bëjnë punë shumë të mirë dhe janë afër qëllimit”, tha Von der Leyen.

Ajo iu referua procesit të zgjerimit të BE-së, për të cilin do të diskutohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në samit, duke thënë se “BE-ja po i hap dyert, kandidatët duhet të përmbushin reformat. Me reformat vijnë investimet dhe kjo është pjesa e parë e diskutimeve të sotme”.

“Procesi i zgjerimit duhet të jetë më i shpejtë dhe kredibil”, tha zyrtarja evropiane duke folur për hapat e ardhshëm të Bashkimit Evropian lidhur me vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor. Ajo shtoi se ky proces në vendet kandidate duhet të jetë “më i dukshëm” në mënyrë që “t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre përfitimet e zgjerimit”, të cilat nënkuptojnë “më shumë siguri dhe përparim”.

2 Komente

  1. Kētē BE na e ka thēnē ka 35 vite.Sot duhet diçka konkrete si p.sh: datēn e antarsimit. Por duke folur pēr ballkanin, kērkon tē ç'montoj Bashkimin Sovjetik.

    Përgjigjjuni
    1. d
      dsa

      Ursula von derr Mut ku jeton ne Liza ne Boten e Cudirave, nuk shikon cfare po ndodh ne Shqiperi qe i shtyp diktatori Sulltani i Surrelit Ed Droga, qe e ka krhyerne ciglio Shqiperine, nuk ka drejtesi nuk ka polici nuk ka shendetesi nuk ka te ardhme per 10 vjet ne drejtimin te Palloshit jane larguar nga shqip.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje