Protestat kundër projektit të Nartës dhe Zvërnecit nuk kanë vënë në provë vetëm qeverinë. Ato po testojnë edhe opozitën, e cila duket e ndarë mes mbështetjes së hapur për lëvizjen qytetare dhe rezervave që kanë lindur pas toneve të forta anti-politikë të dëgjuara në shesh.
Disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zgjedhur ta mbështesin publikisht protestën. Ina Zhupa, Belind Këlliçi, Arjan Ndoja, Greta Bardeli dhe Kliti Hoti kanë bërë postime në rrjetet sociale në mbështetje të protestuesve dhe kauzës së tyre kundër projektit. Edhe në rastet kur nuk kanë qenë fizikisht të pranishëm, ata kanë përcjellë mesazhe solidariteti me qytetarët që kundërshtojnë planet e qeverisë për zonën e mbrojtur të Nartës.
Në anën tjetër, qëndrimi i një pjese tjetër të demokratëve ka qenë dukshëm më i ftohtë. Deputetja Jorida Tabaku publikoi vetëm një video me flamingot e Nartës, pa e shoqëruar me ndonjë koment politik apo qëndrim të qartë mbi protestën. Një postim që për shumëkënd ngjante më shumë me një kronikë natyre në stilin e National Geographic sesa me një reagim politik ndaj debatit që po dominon jetën publike.
Ndërkohë, Flamur Noka doli hapur në mbështetje të protestës, duke e konsideruar atë një reagim qytetar ndaj mënyrës se si po qeveriset vendi. Por pavarësisht këtyre qëndrimeve individuale, Partia Demokratike nuk ka arritur ende të krijojë një qasje të unifikuar ndaj lëvizjes që po mbledh çdo ditë qindra e mijëra qytetarë.
Një nga arsyet e kësaj hezitimi duket se lidhet me vetë karakterin e protestës. Në shesh janë dëgjuar vazhdimisht thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, një slogan që ka vendosur në të njëjtën vijë kritike si qeverinë ashtu edhe opozitën tradicionale. Kjo ka krijuar një lloj parehatie tek një pjesë e demokratëve, të cilët prej 13 vitesh kanë protestuar kundër qeverisë socialiste, por tani përballen me një protestë që nuk kursen as figurën historike të kampit të tyre politik.
Pikërisht këtu qëndron edhe veçantia e kësaj lëvizjeje. Ajo nuk po kërkon thjesht rotacion politik. Të paktën një pjesë e protestuesve po artikulojnë refuzimin ndaj gjithë klasës politike që ka dominuar tranzicionin shqiptar. Dhe kjo e bën më të vështirë për partitë tradicionale që ta përqafojnë plotësisht protestën pa u bërë vetë objekt i kritikës së saj.
Nëse protesta do të vazhdojë të rritet, Partia Demokratike do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë plotësisht në krah të saj, apo do të mbetet në një pozicion të ndërmjetëm, mes mbështetjes për kauzën dhe shqetësimit për mesazhet që vijnë nga sheshi. Deri tani, sinjalet tregojnë se opozita nuk flet me një zë të vetëm. Dhe kjo ndarje po bëhet gjithnjë e më e dukshme.
DURONI SA TE MBAROJNE PARATE E DHENA NGA ALBINBABA. ,,,CA DO BEJNE PLAZH KU DO MBYTEN DHE CTE NGELET DO KETHEHEN NE SERBIT E KOQOVE
Mbrem protestuesit kerkuan "Revolucion " - termi akti dhe ndyresia me e madhe qe ka prodhuar njerezimi. Eshte shkaterim , krim dhe padrejtesi! Poshte dhe i humbet fara Revolucionit. Permendja tij ne kete shekull ( 21) eshte herezi. Te" keqen" e fjaleve te pista w qe perdorin disa postues.
Nē protest janē ata qē s'kan votuar asnjēher.Duan referendum pēr diçka qē ka pērfunduar sē diskutuari.Sot nē protesta shihet flamuri UÇK dhe i kosovės qē s'kan lidhje me Zvērnecin. Ç'na polli
Protestuesve nuk i rruhet shume se si pozocionohet PD....Protestuesit jane kunder gjithe klases politike te 35 viteve qe ia kane shkerdhyer jeten shqiptareve......keshtu qe : *****RAMA NE BURG_______BERISHA NE BURG*******
Lum si Dire që e di
Futuni brenda ju te PD per 24 ore protesta shuhet.Ajo ështe me shume kunder jush qe keni shkaterruar pronen,prandaj ndodhin edhe gjithe keto ngaterresa
Ne demokratet jemi aty. Fizikisht dhe shpirterisht. Pa flamure. Nen flamurin kuq e zi. Dhe nuk ka proteste me te rrezikshme per nje regjim sesa protesta ku njerezit bashkohen rreth nje flamuri te vetem. Ne u bene njerezve thirrjen te na bashkohen por jemi te gjithe te gatshem tu bashkohemi te gjithe atyre qe per qellim kane rrezimin e kesaj klike te felliqur dhe ne zemren e tyre te miren e Shqiperise.
Sikur kishte shum lloje flamurësh shiko më mirë
Ju lutem a do dale ndonje njeri me mend dhe te pyese ambasaden amerikane dhe dhomen amerikane te tregetise: 1. A ka nje investim amerikan per zvernecin? 2. Nese po, kush jane investitoret se nuk besoj se ambasada amerikane dhe dhoma amerikane e tregetise i mbajne te fshehte investimet dhe investitoret amerikane. Ne rast se ambasada dhe dhoma amerikane i pergjigjen negativisht pyetjeve, athere i gjati duhet varur per gjuhe se ka mashtruar popullin e tij pa pike turpi. Vertete i duhen hequr breket dhe ti varen ne koke. Se vertete po mundohet te thote ska projekt hajduti i gjatr, por nderkohe deri para nje jave nuk linte rast pa thene qe ka projekt dhe investim 4 miliarde euro. Tani eshte vone qe te marre kthesen Turp qe nuk dini ti orientoni njerezit