Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset një 22-vjeçar

25 Korrik 2026, 20:08Kronika TEMA
Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset një

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjormë të Laçit.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një 22-vjeçar, i cili është transportuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

I plagosuri është Veron Pasha.

Ai ka marrë plumb në kofshë dhe ndodhet në gjendje stabël.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Lini një Përgjigje