Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dyshohet se ka sekuestruar armën e policit Leonard Xhemollari, të përfshirë në konfliktin e ndodhur një ditë më parë, së bashku me të kërkuarin e SPAK Denis Tafili.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 15:00, në Sallën Operative të DVP Durrës është raportuar një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit shtetasi Edison Gjuzi., 36 vjeç, është goditur me qytën e një pistolete, e cila dyshohet se është arma e shërbimit e policit Leonardo Xhemollari.
Autorë të dyshuar të ngjarjes janë shtetasit Denis Tafili, 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim nga SPAK, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur. Pas konfliktit, dy personat janë larguar nga vendngjarja me një automjet.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë pistolete, ndërsa dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Lini një Përgjigje