Dhunimi i efektivit, konflikte të vjetra/ Një pistë te Bajrat, hetuesit verifikojnë sherrin pas bllokimit të një automjeti

24 Korrik 2026, 18:45Kronika TEMA
Dhunimi i efektivit, konflikte të vjetra/ Një pistë te Bajrat,

Efektivi Nikolin Përndoj, i cili u dhunua dy ditë më parë në Shkodër, rezulton të jetë polici i cili, më 27 maj të këtij viti, bllokoi dhe gjobiti makinën e Sabian Troshanit, vëllait të Samuel Troshanit, pjesë e grupit të Bajrave.

Por, pavarësisht shkeljes së qartë të qarkullimit rrugor, makina e përdorur nga Troshani është zhbllokuar në të njëjtën ditë me firmën e drejtorit të Shkodrës asokohe, Gentian Berberi, me argumentin se nuk bllokohen automjetet në ditë Bajrami.

Makina tip Audi përdorej nga Sabian Troshani, një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është vëllai i Samuel Troshanit, i akuzuar për përplasjen me armë zjarri me grupin e Aleksandër Prendit.

Sipas burimeve, mësohet se kjo është një nga pistat që po heton policia lidhur me dhunimin e efektivit Nikolin Përndoj. Ngjarja ndodhi në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku dy persona me një makinë pa targa e kanë goditur këtë të fundit me përforcues grushti.

Lini një Përgjigje