Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve të martën

24 Korrik 2026, 19:15Bota TEMA
Netanyahu drejt SHBA-ve me ftesë të Trump, takim mes dy liderëve

Zyra për shtyp e Kryeministrit izraelit njoftoi se, me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri Benjamin Netanyahu do të udhëtojë të hënën drejt Uashingtonit për një vizitë zyrtare.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, Netanyahu do të zhvillojë të martën një takim me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në kuadër të vizitës, kryeministri izraelit do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e varrimit të senatorit Lindsey Graham.

Lini një Përgjigje