Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale dhe mediat online lidhur me rastin e zonjës File dhe djalit të saj, ish-drejtuesi i Shërbimeve Sociale për Qarkun Tiranë Alfred Muharremi Kika ka publikuar një sqarim, duke mbrojtur punën e strukturave sociale dhe duke hedhur poshtë pretendimet se institucionet nuk kanë treguar vëmendje ndaj familjes.
Sipas tij, gjatë kohës që drejtonte Shërbimet Sociale në Tiranë, janë marrë një sërë masash për mbështetjen e zonjës File dhe djalit të saj.
Reagimi i plotë
Kur kam qenë Drejtues i Qarkut Tiranë për Shërbimet Sociale, me Znj. File dhe djalin e saj sëbashku me Znj. Ariana Jana Shutku e Njësisë së Vlerësimit dhe Referimit të Njësisë Administrative nr1 kemi marrë masat e nevojshme për ta mbështetur si vijon :
Znj. File ka qenë përfituese e programit të rindërtimit me VKB nr 8 datë 13.02.2021 por me ndarjen nga jeta të bashkëshortit, pronësia e pronës u tjetërsua duke u bërë bashkpronar dhe familja e të ndjerit të cilët edhe pas insistimeve tona nuk e përfituan programin pasi kishin qëllim që fëmija autik të mos përfitonte pjesë duke u tërhequr nga programi.
Edhe për këtë gjë ata publikuan në emisionin Fiks Fare një material ku Znj. File ushtronte dhunë ndaj djalit kur ai ishte në moshën 8 vjeç gjë e cila me mbështetjen e shtetit u përfshi në programet e prindërimit dhe nuk pati më asnjë incident pas monitorimit nga struktura sociale.
Për Znj. File jemi kujdesur gjithë si aparat duke i ofruar mbështetje të vazhdueshme në pagesë, në shërbime multifunksionale dhe i garantuam një banesë sociale me kushtet më bashkëhore por nuk e pranoi kurrë për shkak se nuk donte të largohej nga banesa e saj sepse me të drejtë mendonte se nëse largoheshe nuk do të përfitonte asgjë nga lufta midis familjarëve.
Pra e kisha të nevojshëm këtë sqarim publik, pasi në mediat online po linçohet struktura sociale që ndaj Znj. File dhe djalit të saj nuk ka pasur aspak vemëndje nga qeveria. Jam i pikëlluar që linçohet puna e sektorit social në vend sepse falë këtij sektori me gjithë burokracit, me vlerësimin jo të merituar ku do donin kanë bërë punë heroike duke trajtuar çdo rast nevoje me humanizëm dhe pa orar.
Mirënjohje për gjithë kontributet që po mblidhen për Znj. File dhe djalin e saj dhe ftoj ta bëni në linkun https://www.gofundme.com/.../help-ms-file-safe-home...
Lini një Përgjigje