Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së florës dhe faunës.
Rama u shpreh se qeveria ka zgjeruar kategoritë e mbrojtjes së natyrës dhe ka kaluar, sipas tij, nga një qasje sporadike në një sistem administrimi të biodiversitetit me rezultate të dukshme.
“Në një dekadë ne kemi bërë për florën dhe faunën e Shqipërisë një përmbysje historike të vizionit, qasjeve dhe administrimit, me rezultate të pamohueshme. Në këtë dekadë zgjeruam në mënyrë të ndjeshme, si asnjë vend tjetër në rajon, kategoritë e mbrojtjes dhe e kthyem mbrojtjen e natyrës nga një thirrje sporadike në një sistem administrimi.
Një parantezë këtu: ndryshimet e vitit 2024, le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj u përdorën papushim dhe vazhdojnë të përdoren si benzinë për zjarrin e protestës nga individë me agjendë politike, përfshirë edhe disa eurodeputetë, të cilët në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar fare çfarë kemi ndryshuar, ndërsa në rastin më të keq kanë dashur të besojnë rolin e viktimave të imperializmit amerikan. E vërteta është se ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane.
Ka një proces në zbatim të procesit të negociatave, ku do të skanohen një për një me Komisionin Europian për ta përputhur krejt atë ligj 100% me direktivat e BE-së. Edhe ato ndryshime, ky konflikt i stisur, do të zgjidhen përfundimisht në rrugën e negociatave, ku nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit.
Shqipëria, ku deri dje natyra dhe popullsia e specieve të saj ishin preja e pambrojtur e njeriut të lëshuar nga çdo zinxhir moral në raport me nënën natyrë, u bë vendi i një proteste popullore që mori si shkak një zog dhe një lagunë. Biodiversitetit i kemi kthyer përkushtimin, me rezultate aspak modeste”, tha Rama.
Rama po sillet e perdridhet si akrobatet e cirkut ne tel!!! Nje mije fjale pa asnje vlere, pa asnje kuptim, pa asnje perfundim!!! Kercen prifti nga belaja! - thote nje fjale e vjeter! Rames nuk i ben pune vallzimi, kur ndeshet me fytyren e Ballukut!!! Nuk mjafton vallja!!! Duhet me shume!!! Duhen akrobaci pa fund!!! Cirku duhet te sherbeje medoemos per te kapercyer hendekun edhe kesaj here!!!