Gjyqi në Administrative për emërimin e paligjshëm të Dados, Veliaj: Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo

24 Korrik 2026, 10:50Politika TEMA
Gjyqi në Administrative për emërimin e paligjshëm të

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë për gjyqin ndaj emërimit të padrejtë të prokurorit Ols Dado, se në proces po krijohet një “asimetri”.

Ai theksoi se institucione si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Avokatura e Shtetit nuk po marrin pjesë në gjykim.

“Është evidente që po krijohet asimetri. Ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria, që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se vendimi i gjykatës do të ketë ndikim në besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër. Është pesha e këtij gjykimi që duhet të rikthejë besimin te drejtësia. I mungoj shumë familjes sime në ditët më të vështira dhe i mungoj edhe bashkisë sime që e lash ndryshe. Kushdo palë që tregon interes, kontribuon në këtë gjykim. Do të kërkoja që shoqata të pranohet”, deklaroi kryebashkiaku.

Në fokus të seancës ishte edhe kërkesa e “Asociacionit Kombëtar të Medias dhe Drejtësisë” për t’u pranuar si palë në procesin gjyqësor.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, kërkoi që gjykata të pranojë shoqatën, duke argumentuar se çështja ka interes të gjerë publik. Sipas tij, vetë shoqata ka ngritur shqetësime edhe për statusin ligjor të prokurorit Ols Dado dhe lidhjen e tij me çështjen e 21 Janarit.

“Kur statusi i një prokurori kontestohet si i paligjshëm, nuk kemi të bëjmë thjesht me kuriozitet publik, por me të drejtën për informim. Pranimi i kësaj kërkese nuk do ta ngarkonte gjykimin, por do ta bënte atë më të plotë. Shoqata nuk do të cenonte të drejtat e palëve për mbrojtje. Sipas nesh, dekreti i emërimit të z. Dado është i pavlefshëm”, deklaroi Ndreca, duke i kërkuar gjykatës pranimin e kërkesës.

2 Komente

  1. k
    k

    Sì nuk thanë kurrë , asnjë fjalë në lidhje me akuzës pë vjedhje, por fokusohen vetëm tek proçedurat , aparencat juridike , apo kleçkat administrative ?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Po per rrembimin e Likes ke gje? Apo tu be qefi atehere...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje