Vendbanimi Mesjetar i Komanit, një nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri

24 Korrik 2026, 11:19Kulturë TEMA
Vendbanimi Mesjetar i Komanit, një nga sitet më të

Në zemër të luginës së Drinit, në rrëzë të majës së Dalmacës, shtrihet Vendbanimi Mesjetar i Komanit, një nga sitet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. I shpallur Monument Kulture që në vitin 1963 dhe Zonë Arkeologjike A dhe B në vitin 2015, ky kompleks përfaqëson një dëshmi të vyer të historisë sonë.

I vendosur në një reliev të thepisur malor, në një lartësi prej 560–620 metrash mbi nivelin e detit, vendbanimi ofron një ndërthurje të rrallë të kulturës, arkeologjisë dhe peizazhit natyror, duke e kthyer në një destinacion me vlera të veçanta për vizitorët dhe studiuesit.

Specialistet e Drejtorise Rajonale te Trashegimise Kulturore Shkodër, bëjnë punë të përditshme mirëmbajtjeje duke përballuar edhe terrenin e vështirë e distancat e gjata, që ky thesar i trashëgimisë kulturore të mbetet i aksesueshëm për të gjithë.

Falë kësaj pune, vizitorët mund të evidentojnë lehtësisht muret e habitatit, kompleksin eklezial, Kishën e Shën Gjergjit, gjurmët e farkës mesjetare, si edhe nekropolin e gjerë e të dendur me varre, që së bashku shtrihen në një sipërfaqe prej mbi 160 hektarësh. Çdo strukturë e ruajtur dëshmon rëndësinë historike dhe arkeologjike të këtij vendbanimi unik, duke e bërë Komanin një pikë referimi të trashëgimisë kulturore shqiptare. A.K./TemA

Lini një Përgjigje