Prona, llogari bankare dhe automjete luksoze: Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri në Fier

24 Korrik 2026, 12:20Kronika TEMA
Prona, llogari bankare dhe automjete luksoze: Konfiskohen 1.8 milionë euro

FIER– Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 1.8 milionë euro të dyshuara se burojnë nga veprimtari kriminale, përfshirë prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga verifikimet rezultoi se një pjesë e pasurive, megjithëse ishin regjistruar në emër të personave të tjerë.

Në bazë të provave të administruara gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor, gjykata vendosi konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit shqiptar të një sërë pasurish të paluajtshme, automjeteve luksoze dhe llogarive bankare.

Me kërkesë të Prokurorisë Fier konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të paluajtshme, automjete luksoze dhe likuiditete bankare të shtetasit A.M. me burim të dyshuar nga prodhimi, shitja dhe trafiku i lëndeve narkotikeve

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në përfundim të shqyrtimit gjyqësor procedimi pasuror nr. 3 vitit 2024, u konfiskuan 1.8 milionë euro pasuri të shtetasit A.M., të cilat nuk justifikoheshin me burime të ligjshme.

Gjatë hetimit pasuror, Prokuroria e Fierit ka kryer një analizë të zgjeruar financiare, nga ku rezultoi ekzistenca e një disproporcioni të konsiderueshëm ndërmjet nivelit të pasurisë së krijuar, zotëruar apo administruar nga subjektet e përfshira dhe kapaciteteve të tyre ekonomike të provuara nga burime të ligjshme.

Nga hetimi rezultuan elemente që krijuan dyshime se disa pasuri, megjithëse ishin regjistruar formalisht në emër të personave të tjerë, kontrolloheshin ose administroheshin faktikisht nga subjektet objekt hetimi, duke shërbyer për maskimin e pronarit real dhe fshehjen e origjinës së fondeve të përdorura.

Në përfundim të shqyrtimit të plotë të provave të administruara gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier vlerësoi se ishin përmbushur kushtet ligjore për vendosjen e masës parandaluese të konfiskimit, dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit shqiptar të pasurive të mëposhtme:

Hetimi vijon lidhur me veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ku janë evidentuar po ashtu pasuri të konsiderueshme.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar në zbatimin me prioritet të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 (“ligji antimafia”), duke intensifikuar hetimet financiare dhe pasurore me synim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që burojnë ose lidhen me veprimtari kriminale.

Prokuroria Fier mbetet e vendosur të intensifikojë goditjen e aseteve kriminale, duke përdorur të gjitha mekanizmat që parashikon legjislacioni në fuqi për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë të paligjshme. Privimi i autorëve nga përfitimet ekonomike të veprimtarisë kriminale mbetet një nga prioritetet kryesore të organit të akuzës, si një mjet efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kriminalitetit me përfitim pasuror.

1 Komente

  1. k
    k

    Ore Po e dëgjuat K.Ministrin që ekonomia shqiptare eshte rritur shumë ? Edhe ky ka fituar shume para. Ku ka familje shqiptare pa 1 miljon euro ne banke ? Ora sto jane para te pastra . Apo jo ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje