Ish-prokurori Tom Deda ka paraqitur sot një kërkesë në Gjykatën Administrative për t'u bërë pjesë e procesit si palë e tretë kundër emërimit prokuror të Ols Dados.
Në pretendimet e tij, Deda zbuloi se emërimi i Dados përkon me kohën kur ai u shkarkua.
Deda: Mënyra e largimit dhe shkarkimit tim, duhej të hapej një vend dhe të emërohej dikush tjetër. Ata duhej të më shkarkonin mua dhe të emërohej Ols Dadon. Por përkon periudha kohore
Gjykata: Çfarë interesi ke ti nga ky gjykim? Cili është interesi yt i drejtpërdrejtë?
Deda: Ina Rama më ka shkarkuar për një qëllim kriminal. Në momentin që do shkarkohet Ols Dado unë do të bëj një kërkesë për dëmshpërblim sepse mesa duket më kanë shkarkuar mua për të emëruar Dadon. Procedura ka nisur në shtator 2008 dhe ka përfunduar në tetor 2009. Më pas unë fitova të drejtën në Gjykatën e Lartë dhe jam rikthyer në 2013. Ata janë një organizatë kriminale së bashku me Ina Ramën.
Veliaj: Për çdo qytetar si bashkisë së Tiranës që është shqetësuar për rrëmbimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Po ashtu duhet të legjitimohet pasi ky shtetas thekson se Ols Dado është paguar për të rrëmbyer Erion Veliajn. Pasi ai thekson se ai u paguaka dhe ka shtëpi në Pogradec dhe ka biznes imobiliar që jep e shet prona. Si kryetar i bashkisë unë kërkoj që të legjitimohet.
Ndërsa u pyet lidhur me këtë në gjykatë, Deda ngriti akuza se emërimi i Dados është bërë duke e hequr atë nga puna. Deda thotë se po përpilon një kallëzim 40-faqësh për prokurorin.
Deda: Në kohën e Ina Ramës ajo prokurori ka funksionuar vetëm me lekë, në atë kohe e dinë të gjithë që Bamir Topi dhe Ina Rama i bënin emërimet me lekë. Këta njerëz janë në punë dhe janë kamikazë të frikshëm. Gjykata e Lartë e dha vendimin në 2011 dhe ajo gjente justifikime se nuk kam vend në organikë. Ajo duhet të hiqte dikë për të marrë një tjetër në punë. Unë të dhënat i kam marrë nga shtypi për Ols Dadon dhe jam duke bërë një kallëzim prej 40 faqesh.
Lini një Përgjigje