“Çelësi i Milot” vendoset në muzeun e Wuhan-it

23 Korrik 2026, 17:24Kulturë TEMA
“Çelësi i Milot” vendoset në muzeun e Wuhan-it

Në zemër të Wuhan-it, përpara Muzeut të Artit Modern, lartësohet një nga veprat më monumentale të artit bashkëkohor botëror, që mban firmën e artistit shqiptar me shtetësi italiane, Alfred Mirashi, i njour në botën e artit me emrin Milot.

Në funksion të Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Wuhan, e cila do të mbahet në tetor, ky çelës, që konfirmon rolin e tij si referencë në panoramën ndërkombëtare artistike dhe kulturore, pret cdo ditë vizitorë nga e gjithë bota si simbol i hapjes, dialogut dhe bashkëpunimit mes popujve.

Me kalimin e kohës, Çelësi i Wuhan-it, me një lartësi prej dhjetra metrash, është kthyer një ikonë e qytetit dhe  një emblemë të bashkëjetesës kulturore. 

Filozofia e artit të Milotit sillet rreth konceptit të “çelësit”, një mjet që nuk shërben për të kyçur apo izoluar, por për të hapur mendjet, për të ndërtuar ura mes Lindjes e Perëndimit, për të promovuar paqen universale dhe për të inkurajuar takime midis kulturave, traditave dhe ndjeshmërive të ndryshme.

Në këtë kontekst, çelësi mbetet një mesazh i përhershëm shprese, miqësie dhe bashkëpunimi dhe një dëshmi se arti, si një instrument bashkimi dhe mirëkuptimi reciprok, është e vetmja gjuhë universale që i bashkon njerëzit përtej çdo kufiri.

Çelësi i Milot është vendosur si skupturë monumentale në disa qytete të Italisë dhe po ashtu edhe në qytetin e Shkodrës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje