Muli nxjerr sloganin: "O do të jetë protesta jonë, o do të bëhet shkrumb e hi."

23 Korrik 2026, 18:19Antena TEMA

Pas aksionit të sotëm të dhunës para Kuvendit, Muli ndihej i çliruar.

– Më në fund e hoqa këtë sikletin e protestës – i tha Lelos. – Rrinim gjithë frikë nga disa legena se mos na shanin aty. Sot ishte e kundërta. Gjithë sikleti ishte t'i përmbanim.

– Çfarë ndodhi? – i tha Lelo.

– Mori grupin e Laçit dhe këta të Albinit dhe u bëmë dy orë instruksion, se ata nuk përmbahen kur shikojnë Doktorin. Ngrenë gishtat e fillojnë: "Berisha hero".

Na u desh shumë punë t'i bindnim që, kur të shikonin Doktorin, të bënin sikur nuk e kishin mendjen.

– Po na lini me e përshëndet, o burrë – më tha njëri.

Pas protestës i thashë se nuk duhet të biem në sy.

– Pa protestë ne kena marrë pushtetin ose jena në burg – më tha. – E me marrë pushtetin e di që s'e takoj dot më. E me shku në burg, veç ty dhe Klevis Balliun kam me pa.

– Edhe Xhin Xhonin – i thashë.

– Lëre mo atë legen, se na gënjeu për lekët herën e parë. Akoma s'na i ka dhënë – më tha.

Kështu që tani jam shumë i qetë që më në fund treguan përmbajtje në dashurinë për Doktorin dhe shpirt të vërtetë demokrati kundër policisë. Tani na duhet edhe një operacion pasdite te mikrofoni: të mos guxojnë më të thonë "Rama në burg, Berisha në burg".

– Kjo është fitore e madhe – tha Lelo. – Të paktën këtë sektorin e dhunës nuk duhet ta lëshojmë. Është pasuria e vetme që ka PD. Ata le të mbajnë memet dhe gallatat e pelikanëve. Ne na duhen këta djemtë e sotëm.

– Tani parulla jonë do të jetë: "O do të jetë protesta jonë, o do të bëhet shkrumb e hi." Meqë i kanë qejf këngët patriotike, atë këngë do t'ua këndojmë.

Lini një Përgjigje