Muli është i shqetësuar që më në fund lideri i ri i revolucionit po shfaqet: Gjergj Erebara. Kjo i dha një ndjenjë të lehtë trishtimi.
— Kam kaq vjet që jam aspirant për udhëheqësin e ri të Shqipërisë, — i tha Lelos. — Si më zëvendësuan për një muaj me një njeri që vjen era bar. Mendo si shkoi kjo punë: nga Gjergj Kastrioti te Gjergj Erebara.
— I njeh historia këto përmbysje, — i tha Lelo. — Kujt ia priste mendja që ti do ishe numri 2 i PD-së në dhjetor të vitit 1990? Ja që u bëre. Shqipëria është vend i surprizave.
— Po unë u bëra duke luftuar me pushtetin, — tha Muli, — jo me restorantet e hotelet si ky.
— Varet ku e ke kaluar jetën, — tha Lelo. — Ti e ke kaluar në seli të partisë, me pushtetin do luftosh; ai e ka kaluar nëpër hotele e restorante, me ato do luftojë.
— Po ky Andi Bushati më dukej njeri serioz, — tha Muli. — Ky çfarë ka?
— Edhe ky ka një traumë, se e pati nxjerrë një herë Fatos Nano nga restoranti jashtë dhe i ka ngelur kunj.
— Ah, dakord, — tha Muli. — Paska të drejtë, e ka personale. Thashë se e ka parimore.
— Unë mendoj se ky është i përshtatshëm për udhëheqës revolucioni, — tha Lelo, — jo vetëm se ka përkthyer manualin e revolucionit, por edhe se e ka besuar atë. Nuk është e lehtë të gjesh njerëz të tillë, — tha Lelo.
— E kuptoj, — tha Muli. — Tani jam kurioz kush do të jetë numri dy pas tij, që të jetë analogu im.
Ky Bushati ka kunj edhe me Ed Ramën, sepse në një studio televizive,më duket se quhej Arbëria, e ka cilësuar mediokër, shumë vite përpara.
Bushati eshte rritur ne blokun komunist dhe po kerkon qe te vij ajo kohe prap dmth hip ketu dhe shiko Stambollin
Bushatin kur ishte i vogel ngaqe e mbante ne preher Salin non grata i futi K@rrin ne bythe dhe qe atehere ka ngel gjysme robi….po te rrish nje darke me non graten ngaqe ka rrjedhur nga trut e tregon si histori