Muli po mendonte se si ta bënte pak më interesante këtë punën e protestës për demokratët, sidomos këta njerëzit e diasporës që vijnë për protestë.
-Ata janë të gjithë tanët, i tha Muli. Duhet t'i karikojmë, t'i mbajmë me shpresë që këtu diaspora do bëhet e pasur po u kthye. Na duhet ndonjë shembull pozitiv, i tha.
-Shembull pozitiv? Kemi Gonen, i tha Lelo.
-Ja u thuaj. Gonia ishte një emigrant në Itali, copë-copë duke punuar rrugëve. U kthye në Shqipëri, u mor me call center, u bë milioner. Tani është kthyer në tmerrin e çdo njeriu që do të bëjë biznes në Shqipëri se i vë gjoba nga mitingu. Ku ka model më të mirë?
-Po jo mo, atë se ai ka tradhtuar PD, i tha Muli. Më duhet ndonjëri që dhe ka bërë hajër dhe nuk ka tradhtuar PD.
-Epo këtu po nuk tradhtove nuk bën hajër, i tha Lelo. Dhe unë kam tradhtuar që kam ardhur te PD. Vetëm ti je besnik.
Por Gonia është shembull i mirë, se dhe nëse është ndonjë i diasporës socialist, po e lejuam këtë punën e tradhtisë bëhet me ne.
-E vërtetë është, tha Muli. Mendo sikur Gonia të ishte në Itali akoma dhe të mburrej që kam blerë Alfa Romeo. Erdhi këtu, u bë milioner.
-Po ndaj them që është shembull i mirë, tha Lelo. Thuaj: ja ku e keni shembullin e Gones, kthehuni!
-Jo, ashtu se themi dot, tha Muli, se pastaj duan të bëhen kryetar partie ata.
-Jo, i tha Lelo. Thuaj që ky derisa nuk qe kryetar partie kishte plot lekë që fitoi nga biznesi. Që kur u bë kryetar partie i la lekët rrugëve duke paguar gazetarë dhe influencerë që t'u mbushin mendjen që do bëhet kryeministër.
Prandaj u thuaj: ejani si Gonia, po mos bëni si Gonia, se këtu tri gjëra t'i marrin lekët: kazinotë, kurvat dhe partia. Gones po ia marrin këto dy të fundit.
Ahhhhhhaaaaaaa.si Gjithmon.no koment.
e bukur fjalia fundit, e hidhur por e vertet