Momente paniku në Greqi, defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

10 Korrik 2026, 19:32Bota TEMA
Momente paniku në Greqi, defekti në motor shkakton thyerjen e dritares

Momente paniku janë shënuar në një fluturim të Ryanair, i operuar nga Malta Air, i cili ishte nisur nga Selaniku drejt Memmingenit të Gjermanisë.

Mediat fqinje raportojnë se një defekt në motor detyroi pilotët të kryenin ulje emergjente.

Sipas dëshmive të pasagjerëve, pak minuta pas ngritjes u dëgjua një zhurmë e fortë dhe një fragment i motorit goditi një dritare të avionit, duke e thyer atë.

Një pasagjer 61-vjeçar, i ulur pranë dritares, rrezikoi të tërhiqej jashtë nga presioni i ajrit, por u mbajt nga pasagjerët e tjerë. Ai pësoi lëndime në qafë dhe djegie të lehta, ndërsa ishte në gjendje shoku.

Maskat e oksigjenit u aktivizuan automatikisht dhe pilotët vendosën të ktheheshin në aeroportin e Selanikut, ku avioni u ul në mënyrë të sigurt. Katër pasagjerë u dërguan në spital për kontrolle të mëtejshme.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e defektit në motor, ndërsa Ryanair vuri në dispozicion një avion tjetër për të transportuar pasagjerët drejt destinacionit të tyre.

1 Komente

  1. K
    Kur të thyhet xhami

    Duket si një mesazh cinik për " Greqinë". Edhe qerres 200 vjeçare që i kanë hipur , mund ti thyhet xhami dhe vakuumi midis realititetit dhe gënjeshtrave antihistorike që kanë ushqyer veten, vjedhjes së kostumeve dhe territoreve të fqinjëve, gjenocideve dhe diktaturës 200 vjeçare që kanë zhytur çdo etni , t'a bëjë copë e çikë, qerren e tyre si ishJugosllavinë. Edhe kësaj të fundit një xham ju thye, para katastrofës.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje