Muli kërkon pjesën e PD te koncerti i Kanye West

9 Korrik 2026, 18:22Antena TEMA

Pas debateve që po zhvillohen rreth koncertit të Kanye West në Tiranë, Muli u kujtua sot se mund ta shfrytëzonte këtë për protestën.

Për këtë u konsultua me Lelon se si të mundnin të shtinin në dorë një grup biletash në një bllok dhe aty pastaj të këndonin “Rama jep dorëheqjen” dhe të mos ngrihej ajo parrulla “Rama në burg, Berisha në burg”.

-Njëra rrugë është të blejmë bileta se ka plot, tha Lelo. Për këtë duhet t'u drejtohemi këtyre oligarkëve të na japin ndonjë lek.

-Jo, tani nuk na japin, tha Muli, se nuk po i mbrojmë nga protestuesit që po i sulmojnë.

-E dyta është t'i gjejmë vetë nja 100 bileta, tha Lelo. Aq do na kushtonte dhe një miting në Tiranë. Aty e kemi popullin qyl.

-Dhe kjo është e vështirë, tha Muli. Jemi keq shumë me lekët.

-Atëherë rruga më e lehtë është t'ia kërkojmë Ramës. T'i themi që ne jemi gati të mbushim stadiumin dhe pastaj bëjmë çfarë të duam.

-Po kë të vëmë t'ia kërkojë, tha Muli, se s'kemi më as negociatorë. Këta të Lulit që ishin na kanë ikur.

-I themi Zenit mos ka ndonjë lidhje, i tha Lelo.

-Jo, jo, atë që kishte ia kanë kapur në Selanik, tha Muli.

-Po t'iu themi vetë, tha Lelo. Ai duhet të shpërndajë kuota për gjithë partitë parlamentare sipas peshës që kanë.

-Ashtu jo se na marrin biletat dhe Gon Shehu e thotë pastaj: i organizova unë ata në stadium.

-Le të thotë çfarë të dojë, po ishim ne aty e mbyshim Gonën, tha Lelo. Më mirë t'ia kërkojmë zyrtarisht, se kështu nuk na akuzojnë dot.

-Po mirë, e provojmë, tha Muli. Ja t'ia them Gazit si kryetar grupi se ai merret me shkresa. Vetëm se kemi një problem se këta deputetët tanë vijnë me gra dhe fëmijë dhe ata nuk bërtasin kundër Ramës. Na duhen ca njerëz luftarakë.

Lini një Përgjigje