Muli analizon dështimin e sulmit në koncertin e Kanye West

12 Korrik 2026, 20:47Antena TEMA

Pas disa skenarëve të hartuar për të dështuar koncertin e Kanye West, Muli konstatoi me keqardhje se të gjitha dështuan.

-Çfarë ndodhi, i tha Lelos? Pse dështuam? A ke ndonjë ide?

-Kam një ide, tha Lelo. Më duket këta demokratët janë mërzitur me ne, se mendojnë që tani kanë kryetar partie këta të protestës dhe, meqë dhe ata urdhëruan të shkatërrohej protesta, këta tanët më duket kanë shkuar në koncert nga inati.

-Si thua, i tha Muli? I ka blerë Edi Rama me bileta?

-Ndoshta dhe i kanë blerë vetë, tha Lelo, se kishte plot. Puna është që na i kanë mërzitur këta drejtuesit e protestës dhe u është dukur se dhe po ta bënin këta ndonjë sulm, do mburreshin ata në protestë. Dhe nga inati e kanë bërë fare.

-Kjo është shqetësuese, tha Muli. Si ka mundësi që nuk ndodhi asgjë, shkoi sahat çdo gjë. Unë e di se kam përvojë vetë në ngritje skenash. Një skenë për 10 vetë ngrija në mitingjet tona dhe mezi e bëja, jo për 60 mijë vetë.

-Kanë ekspertë të mirë ata, tha Lelo, nuk krahasohesh dot me ata. Puna është që demokratët janë të mërzitur se nuk dinë kë kanë kryetar dhe këta të protestës u vjedhin meritat. Këta mbushin sheshin, ata fryhen; këta bëjnë akte dhune, ata bëjnë sikur i urdhëruan. Do t'u ikë truri ndonjë ditë e do t'i rrahin.

-Dmth ti thua që nuk ia vlen ta bëjmë çështje në PD këtë dështimin, tha Muli.

-Jo, i tha Lelo. Doktori po të dojë poston një video me IA: “Rama jep dorëheqjen”, madje mund të bëjë sikur e thotë dhe Kanye West. Demokratët e besojnë, nuk ka problem. Kështu që nuk ia vlen.

Lini një Përgjigje