Muli shpall emrin e ri të partisë së protestuesve

19 Korrik 2026, 18:09Antena TEMA

Pas sherreve që pasuan Kuvendin Kombëtar të protestës dhe mosmarrëveshjeve që kanë për emrin e partisë dhe programin e saj, Muli thirri Lelon t'u bënte një propozim për protestuesit.

– Unë mendoj se tani partia e atyre u kristalizua, – tha Muli, – si në program, ashtu dhe në prioritete. Tani ne duhet të distancohemi prej tyre, se po na zëvendësojnë partinë. Duhet t'u gjejmë një emër që njerëzit të bëjnë diferencën.

– Puna është që ata kanë prioritete të ndryshme, – tha Lelo, – dhe është e vështirë t'u gjesh një emër partie.

– E ke gabim, – i tha Muli. – Me sa pashë unë, një gjë e kanë të përbashkët te kërkesat. E tha dhe ai djali: "Të hamë, të pimë, të ...im." Unë mendoj që partia të quhet HAPIQI, ndërsa këta t'i quajmë hapiqista.

– Këtë nuk e pranojnë kurrë ata, – tha Lelo.

– Ç'rëndësi ka? Ne hapiq fjalë që kështu e kanë emrin dhe ky emër bëhet popullor. Pastaj ata ta vënë emrin si të duan, hapiqista do quhen.

– Dhe Zani Caushi e ka pasur këtë program në fushatën e tij elektorale më 1997, por e mundi ky Gjinushi, se e kishte më të qartë programin.

– Është gallatë e madhe, – tha Lelo, – se në fillim u tha që shumica e djemve e vajzave në bulevard dilnin për të gjuajtur. Me sa duket paska dështuar si operacion, meqë vazhdon të mbetet si kërkesë kryesore edhe në protestën e 49-të.

– Po jo, o zotëri, se kam 35 vjet që bëj protesta. S'kam bërë gjë në mitingje. Muhabet kot është ai.

– Epo për këtë arsye dyshoj se atë djalin e kanë nxjerrë kastile të hapet fjala që aty ka edhe seks, që të vijnë në protestë. Prandaj e tha atë. Duan t'i joshin të rinjtë.

– Aq më mirë, – tha Muli. – Hapiqista do t'u thërrasim tani e tutje.

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    Kur MULI TE KUPTOJ HAPIQI DO I KET MBIR BARI

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje